Vaksinat e Detyrueshme – Shtohet Vaksnimi Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

463 0

Sipas të dhënave nga ISHP, vaksinave të detyrueshme që një njeri kryen përgjatë jetës së tij do t’I shtohen edhe disa të reja.

Kalendari i detyrueshëm prej 12 vaksinash do të shtohet me 3 të tjera për fëmijët e vëgjël me qëllim parandalimin e sëmundjeve që po përhapen vitet e fundit.
Cilat vaksina shtohen?
Silva Bino tha për mediat se do të shtohen vaksinat kundër kancerit në qafën e mitrës, meningokoku dhe hepatitis A.
Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës do të jetë e detyrueshme për vajzat që në moshë të vogël për të parandaluar sëmundjen.
Sipas ekspertëve të ISHP, Shqipëria ka numrin më të lartë të grave të prekura nga kanceri i mitrës ndër të gjithë vendet e Mesdheut.

Incidenca e kësaj sëmundje në vendin tonë është 9.3 për çdo 100 mijë gra.
Kjo vaksinë do të kryehet për të parandaluar sëmundjen vdekjeprurëse që shkaktohet nga Human Papiloma Virus që prek gratë në modhë të re.
Vaksinat e reja që pritet të shtohen në vendin tonë, janë të aprovuara nga BE dhe kanë vite që bëhen në shtetet Europiane.
Këto vaksina bëhen zakonisht në moshën 12 vjeçare, pas vaksinave që fëmijët në Shqipëri bëjnë sapo lindin si tuberkulozi apo hepatiti B./AgroWeb.org