Varianti Delta – 5 Gjëra Që Duhet Të Dini Për Variantin E Ri Të Koronavirusit

172 0

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose shkurt CDC, kanë deklaruar se varianti delta përbën më shumë se 90% të rasteve të reja me COVID në SHBA.

Shkencëtarët ende po përpiqen të mësojnë se çfarë e bën këtë variant të ndryshëm nga variantet e mëparshme.

Varianti delta u shfaq për herë të parë në Indi në Dhjetor 2020, ku u bë edhe versioni më dominues. Pas Indisë ai u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shtetet e Bashkuara varianti delta u shfaq në Mars të 2021 dhe u bë aq dominues sa zëvendësoi variantet e mëparëshme brenda pak javësh.

Tani ekspertët thonë se ka lajme të mira dhe lajme të këqija kur bëhet fjalë për këtë variant të ri.

AgroWeb.org ju tregon mëposhtë se çfarë dini rreth tij.

Varianti delta është më ngjitës se llojet e mëparshme të COVID

Delta është më ngjitës sepse shpërndahet më tepër në ajër, duke e bërë më të lehtë kontaminimin, thonë studiuesit.

Ekzistojnë gjithashtu disa prova që tregojne se virusi mund të ngjitet më lehtë në qelizat e traktit respirator.

Kjo do të thotë se edhe sasitë më të vogla të grimcave të virusit mund të shkaktojnë lehtësisht një infeksion, në krahasim me variantin origjinal.

Mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek personat e pavaksinuar.

Duke qenë se shkencëtarët po studiojnë ashpërsinë e variantit delta në kohë reale, nuk mund të thonë përfundimisht me siguri se ai shkakton sëmundje më serioze.

Është ende e vështirë të thuhet nëse delta po i sëmur më rëndë njerëzit apo thjesht po prek popullatat e pavaksinuara, ku numuri i rasteve është më i madh dhe sistemi i kujdesit shëndetësor mund të jetë i mbingarkuar.

Megjithatë studimet e deri më tanishme sugjerojnë se ky variant mund të jetë më i rrezikshëm se të tjerat.

Delta është varianti dominues në mbarë globin.

Rastet e COVID po rriten sërisht, veçanërisht sepse proçesi i vaksinimit ka qenë i ngadaltë.

Sipas CDC, më shumë se 90% e rasteve të COVID në SHBA aktualisht janë shkaktuar nga varianti delta.

Vaksinat kundër COVID funksionojnë kundër variantit delta.

Edhe pse varianti delta në krahasim me variantet e mëparshme, mund të mos shfaqë sipmtoma ose ato të jenë të buta tek personat e vaksinuar, studimet tregojnë se vaksinat zvogëlojnë në mënyrë të ndjeshme rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjeve.

Rastet e rralla të infeksioneve të rënda që kërkojnë shtrim në spital, mund të ndodhin tek personat me një sistem imunitar të dobësuar.

Prandaj ekspertët e shëndetit sugjerojnë që ata të vaksinohen.

Varianti delta po godet më tepër të rinjtë e pavaksinuar

Rastet e reja me COVID kryesisht janë hasur tek adoleshentët, të rinjtë dhe tek personat e moshës së mesme.

Ekspertët shpjegojnë se shakaku kryesor mund të jenë përpjekjet për të vaksinuar fillimisht njerëzit e moshuar.

Sipas tyre frenimi i transmetimit është çelësi për të kontrolluar të gjitha variantet, jo vetëm deltën.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga delta përfshin mjetet që tashmë janë në dispozicion, si vaksinimi, maskimi, distanca sociale dhe larja e duarve./AgroWeb.org