Kasatë e Freskët me Shalqi – Si ta Përgatisni në Shtëpi

353 0

Kastat janë një nga kujtimet më të hershme e të dashura të fëmijërisë.

E megjithëse vetëm me këtë emër mund të kuptoni receta të ndryshme, në këtë recetë do të flasim për kasatat me fruta dhe ujë.

Kjo shije e thjeshtë është gjithnjë e preferuar dhe mjaft e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi.

Ndiqni recetën e plotë të saj me një nga frutat më të freskëta të stinës siç është shalqiu.

Përbërësit

800 gr shalqi i pastruar

100 gr sheqer

100 ml ujë

Pana për ëmbëlsira sipas dëshirës

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këhsillon të merrni një tigan të thellë ose nëj tenxhere dhe në të të shtoni sheqerin bashkë me ujin.

Vendoseni të ziejë për rreth 5 minuta derisa sheqeri të shkrijë e më pas lëreni të ftohet në temperaturë ambienti.

Ndërkohë përgatisni shalqiun duke e prerë në kubikë të vegjël e duke i hequr me kujdes farat dhe lëkurën.

Është shumë e rëndësishme që shlaqiu të jetë pastruar plotësisht në mënyrë që të vazhdoni me pjesën tjetër të recetës.

Më pas vendoseni atë në një mikser dhe përzieni derisa të formohet një lëng i trashë dhe shalqiri të jetë bluar tërësisht.

Në fund hidheni në një enë të thellë dhe në të shtoni shurupin që përgatitët më parë.

Përzieni mirë me lugë dhe kontrolloni nëse ka mbetur ndonjë farë nga shlqiu brenda kësaj mase.

Enën mbulojeni me anë të një qese plastike kuzhine në mënyrë thuajse hermetike dhe futeni në frigorifer për 4-6 orë.

Kur të fillojë të ngrijë përzieni herë pas here me lugë në mënyrë që të evitoni formimin e kristaleve të akullit në sipërfaqe.

Pasi ta keni mbaruar të gjithë këtë process kasata juaj do t’i ngjajë copëzave të thërrmuara e të ngrira të shalqiut, njejtë si kastat shumënjyrshe me shije frutash që gjeni në dyqan.

Nëse dëshironi një shije të shtuar, shtoni pak krem pana të rrahur teksa e servirni ëmbëlsirën tuaj./AgroWeb.org