Veset Që Duhet të Shmangni Gjatë Izolimit Në Shtëpi

240 0

Izolimi në shtëpi si pasojë e pandemisë së COVID-19 ka shkaktuar jo pak vështirësi shpirtërore, fizike dhe mendore për secilin prej nesh.

Megjithatë secili prej nesh duhet dhe mund të kujdeset që të mos bëjë gabimet e mëposhtme që kjo situatë të përballohet pak më lehtë.

Mos U Bëj Buf Nate

Nëse nuk keni fjetur siç duhet gjatë izolimit në shtëpi ka një shpjegim.

Mungesa e lëvizjes dhe ekspozimi minimal në diell ka ndikim në orën e brendshme të trupit dhe ka efekt pengues në sekretimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Për më tepër, ekspozimi i tepërt ndaj dritës blu që çlirohet nga pajisjet elektronike e prish ritmin natyral të fjetjes dhe zgjimit.

Përpiquni që të paktën një herë në ditë të merrni pak rreze dielli.

Fikeni telefonin një ose dy orë përpara gjumit,  sepse drita blu e bën trurin të mendojë që jashtë është akoma ditë.

Mos e Tepro Me Lajmet

Gabimi më i madh që bëjnë njerëzit gjatë izolimit është ekspozimi non-stop ndaj lajmeve për koronavirusin.

Njeriu po e tremb veten për vdekje për shkak të lajmeve me tituj bombastikë e të tmerrshëm.

Informohuni por me karar. Shikoni më shumë lajme që ju ngazëllejnë se lajme që ju trishtojnë apo ju bëjnë të mendoni negativisht.

Ushqimet e Këqija

Kur pandemia të përfundojë, njerëzimi do të haset me shumë probleme të tjera siç janë ato mendore por edhe mbipesha.

Kjo për arsyen se në periudha traumatike, njerëzit hanë ushqime që nxisin kujtime të bukura të fëmijërisë siç janë çokollata, pica, akullorja dhe ëmbëlsirat.

Hani më shumë perime, fruta, yndyrna të shëndetshme dhe proteinë.

Mungesa e Ajrit Të Pastër

Shtëpia është streha e shumë mikrobeve, baktereve, pluhurave, polenit e qelizave të vdekura të lëkurës apo edhe zbokthit të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit.

Hapini dritaret dhe ajroresni shtëpinë rregullisht.

Kërrusja e Shpinës

Kërrusja përpara kompjuterit do të lërë shumë pasoja në posturën tuaj gjatë gjithë jetës.

Shtylla kurrizore stresohet por shkakton vështirësi edhe tek mushkëria dhe zorrët.

Me kalimin e kohës, si pasojë e kërrusjes, mund të hasni vështirësi në tretjen e ushqimeve dhe në frymëmarrje.

Uji

Shumë njerëz janë më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e pirjes së ujit kur janë në zyrë apo gjatë një aktiviteti të gjallëruar fizik në kushte normale.

Në shtëpi, njerëzit po harrojnë të pijnë ujë duke rritur gjasat e dehidratimit.

Duhet që edhe gjatë izolimit, të pini 2 litra ujë në ditë, thonë ekspertët.

Pak Vitaminë D

Vitamina D në formën e suplementit është mëse e nevojshme sepse ajo ndihmon në ruajtjen e nivelit të kalciumit dhe fosforit në gjak.

Ajo është gjithashtu e nevojshme për sistemin imunitar sepse ndihmon në luftimin e inflamacionit.

20 minuta ekspozim në diell dy herë në javë ndihmon në ruajtjen e niveleve të përshtatshme të kësaj vitamine në organizëm./AgroWeb.org