Rëndësia e Vitaminës D për Muskujt – Sëmundjet që Shkakton Mungesa e Saj

1.2k 0

Ka momente në përditshmërinë tonë kur organizmi ‘fiket’ dhe nuk funksionon siç duhet.

Një gjë e tillë jo domosdoshmërisht shoqërohet me simptoma të forta por njeriu arrin të jetë i ndërgjegjshëm kur gjërat nuk shkojnë siç duhet së brendshmi.

Kur bëhet fjalë për muskujt, funksioni i dobësuar i tyre është diçka që nuk mund të anashkalohet.

Megjithatë, kjo mund të rregullohet duke rritur dozat e vitaminës D.

Në ditët e ftohta e pa diell të dimrit kjo mund të arrihet falë suplementëve.

Vitamina D Për Muskujt

Një studim i Universitetit të Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nivelet e shtuara të vitaminës D janë thelbësore për performancën e muskujve.

Sipas studiuesve, gratë që kanë yndyrna të shëndetshme në organizëm kanë më shumë vitaminë D në trupin e tyre.

Por kjo nuk do të thotë se vitamina D ka lidhje të forta me nivelin e dhjamit në trup.

Në fakt, mungesa e dhjamit është e rëndësishme për përthithjen e kësaj vitamine.

Masa trupore pa dhjamë përbëhet nga muskujt, organet, indet dhe kockat.

Një studim tjetër të cilit i referohet AgroWeb.org arriti në konkluzionin se mungesa e vazhdueshme e vitaminës D dobëson muskujt.

Kjo prek sidomos të moshuarit

Vitamina D është thelbësore për përthithjen e kalçiumit dhe për shmangien e formimit të masës dhjamore.

Vitamina D dhe Imuniteti

Vitamina D aktivizon shumë më shpesh qelizat e sistemit imunitar dhe i bën ato më efikase.

Nivelet e larta të vitaminës D janë të domosdoshme për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve me kalimin e moshës.

Duke qenë se me kalimin e moshës, funksionet e muskujve dhe gjymtyrëve janë më të dobëta, kjo vitaminë do të ulë rrezikun e lëndimeve fizike, frakturave dhe dhimbjeve muskulare.

Vitamina D dhe kalçiumi janë së bashku të domosdoshme për transmetimin e duhur të stimuluesve nervore.

Mungesa e Vitaminës D Në Organizëm

Mungesa e vitaminës D ka lidhje me stilin e jetesës por edhe me moshën apo ushqyerjen.

Ajo manifestohet me simptoma dhe probleme të ndryshme shëndetësore si:

Kancer të zorrës së trashë,

Artrit,

Diabet,

Sëmundje kardiovaskulare,

Dobësim të muskujve,

Fraktura dhe dhimbje të muskujve.

Përpara marrjes së suplementëve, konsultohuni me një mjek specialist./AgroWeb.org