Qepët e Ëmbla të Shqipërisë Plot Shije dhe Vlera

740 1

Qepët janë një përbërës shumë i nevojshëm jo vetëm në kuzhinën tonë por edhe në atë ndërkombëtare.

A ju vjen ndërmend ndonjë recetë tipike shqiptare që nuk përmban qepë? Me siguri shumë pak prej tyre.

Qepët i gjejmë në ngjyra të ndryshme si të kuqe, të verdha, të bardha dhe jeshile. Secila prej tyre ka një shije dhe arome unike.

Disa prej këtyre qepëve kanë një ëmbëlsi karakteristike që varion nga shumë e thellë në të lehtë. Qepët mund t’i hamë të freskëta, të gatuara, të skuqura, të thata apo të pjekura.

Qepët janë ndër barishtet më të vlerësuara, jo vetëm në kuzhinë por edhe në mjekësinë popullore. Qepa është përdorur prej shumë shekujsh.

Qepët e ëmbla kanë vlera shëndetësore dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës apo infeksione të tjera. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se qepët e ëmbla janë një varietet karakteristik i zonës së Pogradecit, veçanërisht të Linit, një fshat ku shija e qepëve të ëmbla është e papërsëritshme.

Kërkesa për qepë të ëmbla është e madhe. Ato kanë një shije ndryshe nga qepët e tjera të cilat kanë një aromë më të ndezur dhe pushtuese. Qepët e ëmbla kanë të njëjtat vlera shëndetësore me qepët e tjera, por janë më të freskëta.

Pavarësisht këtyre të mirave, qepët e ëmbla nuk i gjejmë dot gjatë gjithë vitit. Ato vijnë tek konsumatori vetëm gjatë stinës së dimrit.

Në ndryshim nga qepët e tjera, të ëmblat kanë nivel më të ulët të substancave të sulfurit. Ato konsiderohen si qepë të njoma sepse përmbajtja ujore tret ndikimin e sulfurit dhe i bën ato më të buta.

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se qepët e ëmbla kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.

Të mira për zemrën

Qepët e ëmbla përmbajnë flavonoidë, të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve që i kanosen asaj.

Përmirësojnë tretjen

Qepët e ëmbla inkurajojnë rritjen e baktereve të mira në sistemin tretës, të njohura si prebiotikë. Këto baktere garantojnë funksionet më të mira të tretjes.

Forcojnë kockat

Qepët e ëmbla përmbajnë një substancë që njihet si kondrocite, shumë e dobishme për shëndetin e kockave. Konsumi i rregullt i qepëve të njoma promovon shëndetin e kockave dhe parandalon sëmundjet e tyre, veçanërisht osteoporozën.

Luftojnë inflamacionin

Përmbajtja e lartë e vitaminës C tek qepët e njoma promovon një sistem të shëndetshëm imunitar. Qepët e ëmbla përmbajnë substanca që luftojnë inflamacionin dhe shmangin sëmundjet e shkaktuara prej tij.

Një nga faktet më interesante që duhet të dimë për qepët e ëmbla është se ato kanë një përmbajtje 6% më të lartë të sheqerit dhe më të ultin të substancave të sulfurit, të cilat i japin aromën pikante qepëve të tjera.

AgroWeb.org ju këshillon që të shfrytëzoni sa më shumë avantazhet e këtyre qepëve fantastike që kanë jo vetëm shije, por edhe shumë vlera./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.