Zbuloni Mënyrat Për Të Përmirësuar Shëndetin E Mëlçisë

612 0

Shëndeti i mëlçisë është tregues i performancës së metabolizmit, zemrës dhe shëndetit të përgjithshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përmirësoni shëndetin e mëlçisë dhe të shmangni dhjamosjen e saj.

Hiqni Dorë Nga Ushqimet Dhe Pijet E Përpunuara

Ushqimet e përpunuara dhe pijet e ëmbëlsuara e të gazuara janë ndër shkaktarët kryesorë të dhjamosjes së mëlçisë.

Perimet, arrorët, farat dhe frutat me nivel të ulët glicemie (qershitë, boronicat dhe qitro) janë të rekomandueshme për një mëlçi të shëndetshme.

Të Vëmendshëm Ndaj Frutave

Frutat përmbajnë sheqer por edhe fibër, pektinë dhe fitoushqyes.

Nëse fruktoza është e një niveli të lartë, ajo ndikon negativisht tek mëlçcia.

Tregohuni të vëmendshëm ndaj reagimit të trupit ndaj frutave të veçanta.

Nëse vëreni se niveli i sheqerit në gjak rritet, mos e teproni me frutat.

Merrni Fibër Rregullisht

Fibra parandalon përthithjen e shpejtë të fruktozës në mënyrë që mëlçia të mos përballet me një cunami të vërtetë.

Kur të konsumoni fruta, shoqërojini me ushqime të pasura me fibër.

Kombinimet më të mira për mëlçinë janë farat e linit, arrorët, avokado dhe barishtet.

Më Shumë Yndyrna Të Shëndetshme

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, besojnë se yndyrnat e shëndetshme janë të mira për mëlçinë.

Këto yndyrna i gjeni tek ullinjtë dhe vaji i tyre, avokado, arrorët dhe farat, vaji i arrës së kokosit e të tjerë.

Hiqni Dorë Nga Ushqimet E Shpejta

Ushqimet e shpejta janë të pasura me yndyrna që dëmtojnë ndjeshëm mëlçinë.

Mos u joshni nga aromat dhe ushqehuni shëndetshëm.

Kujdes Me Medikamentet

Përdorimi pa kriter i medikamenteve dëmton mëlçinë.

Ky organ ka barrën më të rëndë në përpunimin dhe përthithjen e medikamenteve.

Sa më shumë ilaçe të merrni, aq më fort do të detyrohet të punojë mëlçia.

Minimizoni Ekspozimin Ndaj Toksinave

Një gjë e tillë arrihet nëpërmjet ngrënies së ushqimeve organike, përdorimit të filtrit në ujin e pijshëm dhe atë që përdoret për punët e përditshme dhe pirja e shpeshtë e ujit.

Aktiviteti Fizik

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se duke humbur 3 deri në 5 përqind të peshës së tepërt trupore do të përmirësoni shëndetin e mëlçisë.

E rëndësishme është që të kuptoni se, nëse regjimi juaj ushqimor nuk ka qenë në nivelet e duhura, duhet të nisni të merrni masat për një shëndet të mirë të mëlçisë. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.