Pse Problemet me Tretjen Shkaktojnë Stres dhe Depresion – Çfarë Duhet të Bëni

787 0

Shtimi i rasteve të njerëzve të sëmurë nga stomaku dhe nëjkohësisht nga depresioni ka shtyrë shkencëtarët të vëzhgojnë me kujdes për një lidhje mes trurit dhe stomakut.

Studime të shumta shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera.

Sipas ekspertëve, truri dhe stomaku janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin.

Ura e komunikimit mes tyre bëhet nëpërmjet nervit më të gjatë në trup.

Jo pa shkas, stomaku njihet si truri i dytë në organizëm.

Çdo emocion ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës.

Si Të Përmirësoni Shëndetin E Stomakut

Siç ndodh me të gjitha problemet që prekin stomakun, shpesh kura nuk qëndron tek medikamentet.

Janë ndryshimet në regjimin ushqimor që bëjnë diferencën.

Sipas ekspertëve, një regjim i shëndetshëm ushqimor ka ndikim jo vetëm tek stomaku por edhe në shërimin e depresionit.

Një regjim i shëndetshëm përbëhet nga fruta, perime, peshk dhe drithëra të plota.

Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme e bën njeriun të ndihet më mirë.

Kjo sepse zorrët janë ndër prodhuesit kryesorë të serotoninës, hormoni që të bën të ndihesh mirë, prania e të cilit regjistrohet edhe në tru.

Ushqimet E Shpejta Shkaktojnë Depresion?

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit.

Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve.

Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkolin i cili gjithashtu nxit depresionin.

Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin.

Seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit.

Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit.

Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.