Myku tek ushqimet është një fenomen i shpeshtë që hasim në kuzhinën tonë.
Zbulimi se ushqimi i preferuar ka zënë pak myk shkakton gjithnjë mëdyshje për ta konsumuar apo jo.
A duhet injoruar prania e pakët e mykut apo një shenjë sado e vogël e tij e bën ushqimin të pangrënshëm?
Përgjigjen e gjeni nga AgroWeb.org në artikullin më poshtë, i cili bazohet në të dhënat e USDA (Departamentit Të Agrikulturës në SHBA).
Ushqimet E Mykura Që Mund Të Hahen Pa Problem
Djathrat E Fortë
Djathi kaçkavall është një shembull i djathit të fortë.
Nëse ai zë myk, AgroWeb.org ju këshillon se mjafton të prisni pjesën e prekur nga myku dhe ta hidhni në plehra.
Pjesa e pastër e djathit është e sigurt për konsum.
Sigurohuni që të përdorni një thikë të pastër të cilën duhet ta lani menjëherë më pas që të shmangni ndotje të mëtejshme.
Frutat Dhe Perimet
Karrotat, patatet dhe rrepa kanë një lëkurë të fortë që pengon hyrjen e mykut në thellësi.
Edhe nëse një pjesë ka zënë myk, ju mund ta prisni atë me thikë dhe pjesën e pastër ta përdorni në gatim.
Frutat dhe perimet (kungulleshkat, pjeshkët, mollët, rrushi) dhe të gjitha ato me lëkurë të butë nga ana tjetër duhen hedhur menjëherë në plehra sapo të vëreni se kanë zënë myk.
Myku Është Toksik
Prania e mykut mund të shkaktojë reagime alergjike dhe probleme me rrugët e frymëmarrjes.
Në disa raste ndodh që myku të transformohet në një substancë toksike që i sëmur njerëzit.
Prandaj është e arsyeshme që nëse keni edhe fijen më të hollë të dyshimit, të hidhini tutje ushqimet e mykura.
Ushqimet Që Duhen Hedhur Menjëherë Nëse Kanë Zënë Myk
Buka,
Salçicet,
Shpendët e gatuar dhe të harruar në frigorifer,
Gjellët e lëna për shumë kohë në frigorifer,
Makaronat dhe drithërat e tjerë,
Djathërat e butë, kosi dhe pana,
Frutat dhe perimet me lëkurë me pore,
Ëmbëlsirat,
Legumet ( fasulet, thjerrëzat), arrorët dhe gjalpi i kikirikut./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje