Shpiket Formula e Pesticideve 100% Natyrale – Por Kompanitë OMGJ E Sabotojnë

752 0

Një nga shkencëtarët më të famshëm amerikanë ka shpikur një pesticid natyror 100%. Kjo është një nga gjetjet më të mirat për planetin, por fatkeqësisht askush nuk flet për këtë.

Përdorimi i pesticideve kimike në kulturat bujqësore ka qenë një shqetësim publik për një kohë të gjatë.

Kjo sepse jo vetëm që kimikatet helmojnë atë që hamë, por ato janë gjithashtu shkaku i parë i vdekjes së bletëve, ekzistenca e të cilave është thelbësore për jetën në Tokë.

Që në vitin 2006, biologu dhe mykologu Paul Stamets mori zyrtarisht patentën për pesticidin e parë bio të shpikjes së tij, por gjetjet e tij u sabotuan fort nga kompanitë shumëkombëshe të kimikateve.

Si rrjedhim i lobimeve të forta nga monopolet e prodhimit të pesticideve, konkluzionet e Stamets as nuk arritën të përhapeshin në kanalet klasike të informacionit.

Ky zbulim, i cili do të bënte përdorimin e pesticideve kimike të tepërta, do të vinte në rrezik fitimet e mëdha të shumëkombësheve të mëdha që operojnë në sektorin bujqësor, disa prej të cilave veprojnë në nivel global në mbarë botën.

Çfarë përfshin formula e pesticideve 100% natyrale?

Patenta e Stamets parashikon përdorimin e pesticideve natyrore të kërpudhave entomopatogjene, domethënë përdorimin e kërpudhave që vrasin insektet.

Në mënyrë të detajuar, kërpudhat pa spore, që rriten në kulturat e drithërave, drurit, mbeturinave bujqësore dhe në çdo substancë celuloze, arrijnë të tërheqin si grackë më shumë se 200.000 specie insektesh.

Këto insektë në vend që të dëmtojnë kulturat bukqësore, fillojnë të ushqehen me kërpudhat, ngordhin dhe bëhen vetë pjesë e kërpudhave.

Këto kërpudha kaq mirëbërëse mund të thahen, të bëhen pluhur dhe të shndërrohen në granula, në mënyrë që të ripërdoren kur është e nevojshme.

Prandaj, kjo metodë jo vetëm është krejtësisht e natyrshme, por gjithashtu e riprodhueshme në mënyrë të vazhdueshme dhe të përhershme, duke e bërë përdorimin e pesticideve kimike krejtësisht të kota.

Për këtë arsye, kompanitë shumëkombëshe që veprojnë në këtë sektor, kanë përdorur të gjithë fuqinë e tyre ekonomike për të parandaluar përhapjen e zgjidhjes natyrore, duke mos u kujdesur për shëndetin e individit dhe jetesës së planetit tonë.

Por sabotimi i përhershëm nuk është i mundur. Një numër gjithnjë e në rritje i fermave bio në SHBA dhe Evropë po eksperimenton me sukses gjetjet e Stamets, të cilat brenda pak viteve do të arrijnë të bëhen gjithmonë e më reale./AgroWeb.org

Burimet shkencore të informacionit të mësipërm i gjeni në linkun 1 dhe linkun 2.