42 % e Shqiptarëve Janë Mbipeshë – Sëmundjet që Shkakton Dhe Çfarë Të Keni Kujdes

723 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar obezitetin si sëmundjen e shekullit.

Të dhënat e kësaj organizate tregojnë se që nga viti 1980, prevalenca e obezitetit është dyfishuar, duke u kthyer në një epidemi të vërtetë.

Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30 përqind e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë

Ndërkohë, analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës Janar-Mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë.

Studime të shumta kanë treguar se sa më i lartë të jetë indeksi i masës trupore aq më të larta janë gjasat që njeriu të vuajë nga shumë sëmundje të ndryshme.

Këtu përfshihen:  sëmundjet e zemrës, problemet me gjumin, diabeti, tensioni i lartë.

Për këtë arsye, shumë shoqata dhe organizata kanë kërkuar njohjen e obezitetit si një sëmundje kronike.

Njohja zyrtare e këtij termi do të ndikonte ndjeshëm jo vetëm në ndërgjegjësimin e njerëzve por edhe në përpilimin e politikave më të fuqishme në shënjestrimin e këtij problemi.

Njeriu Nuk Bëhet Obez Sa Hap E Mbyll Sytë

Njeriu nuk lind obez por bëhet gjatë rritjes dhe kryesisht falë ushqyerjes së gabuar dhe mungesës së aktivitetit fizik.

Konsumi i Kalorive Të Tepërt

Obeziteti shfaqet kur njeriu akumulon më shumë kalori se sa shpenzon për energji.

Përpos të tjerave, të skuqurat, mishrat e përpunuar, bulmeti i tepërt dhe  mbi të gjitha sheqeri janë ushqime që kontributojnë në shfaqjen e obezitetit.

Jeta Pasive

Jeta pasive, qëndrimi ulur për orë të tëra dhe përdorimi i tepruar i makinës bëjnë që njeriu të mos djegë kalori të mjaftueshme.

Aktiviteti fizik ndikon tek hormonet dhe këto të fundit ndikojnë në mënyrën se si organizmi e përpunon ushqimin.

Mungesa e Gjumit

Mungesa e vazhdueshme e gjumit rrit ndjeshëm rrezikun e obezitetit tek të rriturit dhe fëmijët.

Kjo ndodh sepse mungesa e gjumit shkakton ndryshime hormonale që rrisin oreksin dhe dëshirën për të ngrënë.

Medikamentet

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org thotë se ka disa medikamente që nxisin shtimin në peshë gjatë një periudhe të caktuar.

Bëhet fjalë për antidepresantët, disa medikamente për diabetin dhe për artritin.

Përse Obezët e Kanë Të Vështirë Të Humbasin Në Peshë

Të dhënat tregojnë se sa më gjatë të jetë obez ose mbipeshë njeriu aq më të vështirë do ta ketë të humbasë kilogramët e tepërt.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi se sa më shumë depozita dhjamore të ketë njeriu aq më e vështirë do të jetë humbja e tyre.

Kjo ndodh për shkak të një proteine të njohur si sLR11.

Kjo proteinë prodhohet gjatë pranisë së depozitave të dhjamit dhe bllokon aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat.

Lexoni këtu disa metoda natyrale për rënien në peshë./AgroWeb.org