Më Shumë Shqiptarë Po Vuajnë Nga Hipertensioni – Çfarë Duhet Të Keni Kujdes

616 0

Prevalenca e hipertensionit në vendit tonë po rritet ndjeshëm.

Të dhënat e analizave të 122,000 personave të kryera gjatë tremujorit të parë të vitit treguan se 46 përqind e tyre vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik  të cilit i referohet AgroWeb.org, ka paralajmëruar një rritje prej  70% të nivelit të vdekshmërisë për shkak të hipertensionit

Të njëjtat të dhëna tregojnë se hipertensioni prek ndjeshëm të dyja gjinitë.

Megjithatë shumë prej femrave dhe meshkujve në vendin tonë nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë problem.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Rritet Tensioni

Hipertensioni, apo presioni i lartë i gjakut, ndodh kur gjaku qarkullon në enët e gjakut me forcë më të madhe se ajo që konsiderohet e shëndetshme.

Kur tensioni është i lartë, mund të dëmtojë muret e arterieve dhe venave të trupit.

Një dukuri e tillë kur zgjatet në kohë dhe lihet pa trajtuar, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme.

Tensioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma ekzakte paralajmëruese.

Prandaj AgroWeb.org këshillon një kontroll të përhershëm të tensionit, kështu do të jeni të përgatitur.

Cilat Janë vlerat Ideale të Tensionit të Gjakut

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Niveli i shëndetshëm i tensionit është  90/60 dhe 120/80.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Vlerat mbi 140/90 janë tregues të pranisë së i hipertensionit.

Nëse vlerat arrijnë mbi  180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Ushqimet Më Të Shëndetshme Për Tensionin e Lartë të Gjakut

Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor.

Ushqimet më të shëndetshme për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni janë: barishtet, frutat e pyllit, kosi, peshku, farat, tërshëra.

Në këtë listë përfshihen edhe: panxhari, hudhra, bishtajoret, vaji i ullirit dhe shega.

Masa Shtesë Kundër Tensionit Të Gjakut

Përpos regjimit të shëndetshëm, njeriu duhet të humbasë në peshë, të kryejë aktivitet fizik dhe të marrë medikamentet që rekomandohen nga mjeku./AgroWeb.org