Stina e Virozave, 11 Mijë Të Prekur Në Javë – Kujdesi dhe Masat Që Duhet Të Merrni

478 0

Temperaturë e lartë, dhimbje fyti dhe kollë, bllokim hundësh dhe infeksion bajamesh.

Janë këto problemet më të shpeshta shëndetësore me të cilat po përballen mijëra shqiptarë ditët e fundit.

Shkak janë virozat e stinës dhe luhatjet e shpeshta të motit.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 11 mijë persona në javë i janë drejtuar qendrave shëndetësore për të marrë mjekimin dhe trajtimin e duhur kundër virozave të stinës.

Ndryshimi i temperaturave në ditët e fundit ka rritur numrin e të prekurve nga virozat, moshat më të prekura janë fëmijët dhe të moshuarit, por nuk përjashtim as moshat e reja.

AgroWeb.org ju këshillon të jeni të vëmendshëm ndaj kësaj stine ku virozat tashmë do të jenë gjithnjë e më të pranishme.

Masat Që Duhet Të Merrni

 Kjo është periudha kur supat dhe çajrat e ngrohtë nuk duhet t’i ndani nga rregjimi juaj ushqimor.

Vitamina C

Studimet thonë se mungesa e vitaminës C, e plogështon sistemin imunitar.

Mjekët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në ditë.

Këtë sasi mund ta merrni nëpërmjet agrumeve ose suplementëve.

Nëse jeni prekur tashmë nga gripi, atëherë synoni të merrni deri në 4,000 mg vitaminë C.

Uji

Kur jeni sëmurë duhet të siguroheni që trupi është i hidratuar mjaftueshëm.

Uji ndihmon në nxjerrjen e viruseve nga sistemi.

Bashkë me ujin nuk duhet të mungojë limoni, mjalti dhe kanella që ndihmojnë në largimin e sekrecioneve.

Për fytin, rekomandohet gargara me një gotë me ujë të ngrohtë, një lugë çaji me kripë dhe gjysëm luge çaji me sodë buke.

Vitamina D

Studimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D tejzgjat simptomat e infeksioneve të gripit.

Trupi e merr vitaminën natyralisht nëpërmjet diellit.

Por këtë vitaminë e gjeni edhe tek qumështi, veza, salmoni, qumështi i bajames dhe tek suplementët.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ka një reputacion shumë pozitiv, sidomos në rastet e gripit.

Ajo ndihmon në qetësimin e fytit të acaruar.

Uthullën mund ta pini në doza të vogla me lugë kafeje ose ta tresni në ujë.

Banjë me avull

Banja me avull është qetësuese dhe ndihmon kundër simptomave të grupit.

Kur të bëni banjë me avull përdorni edhe trumzën dhe rozmarinën që luftojnë virozat dhe çlirojnë rrugët e frymëmarrjes.

Hudhra

Hudhra forcon sistemin imunitar dhe përshpejton shërimin nga gripi dhe virozat.

Mjekët rekomandojnë që ta konsumoni hudhrën çdo ditë.

Probiotikët

Probiotikët, si psh kosi apo djathi rikthejnë ekuilibrat e baktereve të mira në stomak.

Këto të fundit jo vetëm që forcojnë sistemin imunitar por edhe parandalojnë infeksionet.

Probiotikët i gjeni tek kosi ose nëpërmjet suplementëve.

Ajri i pastër

Virusi qëndron më gjatë në një ambient me ajër të thatë.

Përpiquni të ajrosni shtëpinë, ose të qëndroni në ajër të pastër./AgroWeb.org