Epidemia e Koronavirusit – Sa e Rrezikuar Është Shqipëria?  

365 0

Kërcënimi i koronavirusit është i lartë, sipas një raporti të gjashtë të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), i cili përmirësoi shkallën e problemit ndërkombëtar.

Epidemia e pneumonisë virale ka marrë jetën e 82 personave në Kinë, ndërsa 2.744 njerëz janë infektuar në Azi, sipas raportit më të fundit zyrtar.

OBSH sqaroi se kishte një gabim formulimi të cilin e  kishin korrigjuar.

“Rreziku është shumë i lartë në Kinë, i lartë në nivelin rajonal dhe i lartë në nivelin ndërkombëtar. Kjo nuk do të thotë që ne kemi ndryshuar vlerësimin tonë për rrezikun, por ky gabim është zhdukur”, tha zëdhënësi i agjencisë me bazë në Gjenevë për Agjencinë Franceze.

Turqi: 12 persona në karantinë

Në të njëjtën kohë, qytetarët evropianë janë në gatishmëri pasi virusi ka arritur në territorin evropian dhe gjithashtu në Turqi, ku 12 persona tashmë janë izoluar.

Sipas mediave turke, dy shtetas kinezë që punonin në një fabrikë gazi në rrethin Sultaneh të provincës Aksaray, në Turqinë qendrore, shfaqën të vjella, ndërsa kishin marrje mendsh dhe të përziera.

Gjithsej 12 persona janë izoluar për arsye të shëndetit publik, nëntë prej tyre janë kinezë.

“Pacientët” trajtohen në një dhomë të veçantë, ndërsa stafit të spitalit u janë dhënë maska speciale anti-infektive.

Sipas Drejtorisë Shëndetësore turke, janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe analizat e nevojshme.

Regjistrohet rasti i parë në Gjermani

Rasti i parë i infeksionit me koronavirusin e ri u konfirmua në Gjermani. Pacienti i infektuar me virus jeton në Bavari.

“Një burrë nga Starnberg është infektuar nga koronavirusi i ri” dhe “është nën mbikëqyrje mjekësore dhe në izolim”, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në një njoftim për shtyp.

Pacienti është “në gjendje të mirë mjekësore” dhe familja e tij u informua për simptomat dhe masat paraprake higjeno-sanitare që duhen marrë.

Gjermania është vendi i dytë që preket nga koronavirusi i ri pas Francës, ku ndodhën tre shpërthime, të cilat u konfirmuan në 24 janar. Të tre pacientët kishin udhëtuar së fundmi në Kinë.

Shqipëria merr masa

 Pas shpalljes së emergjencës shëndetësore në Kinë, e cila u shpall nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar urdhër për Institutin e Shëndetit Publik, ku i kërkon të merren masa parapërgatitore për tu mbrojtur nga depërtimi i koronavirusit të ri.

Ndonëse Shqipëria konsiderohet një vend me rrezikshmëri të ulët përsa i përket përhapjes së koronavirusit, ISHP duhet të përforcojë mbikqyrjen e infeksioneve të rënda respiratore akute, në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit.

Urdhëri specifikon që Instituti i Shëndetit të Publik të përgatisë përkufizimin e rastit, kur një pacient konsiderohet i prekur nga koronavirus në mënyrë që ta kenë të qartë të gjithë mjekët. Gjithashtu kërkohet edhe një udhëzues për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit.

Nga ana tjetër në Aeroportin e Rinasit një ekip i Inspektoriatit Shëndetësoe Shtetëror mbikqyr të ardhurit nga aeroportet e tjera, veçanërisht nga zonat e infektuara.

Sipas zyrës së komunikimit në Aeroportin “Nënë Tereza” është gati edhe një ambient i posaçëm për të izoluar ndonjë rast të mundshëm apo të dyshuar.

Ekspertët thonë se rreziku i depërtimit të virusit është i vogël, pasi Shqipëria nuk ka linja ajrore direkte me Kinën dhe se udhëtarët që mbërrijnë në vendin tonë skanohen më parë në aeroportet nga janë nisur./AgroWeb.org