Filozofia e të Dukurit Bukur – Sa Shpenzojnë Shqiptarët për Veshjen

437 0

Moda është një cikël ndryshimi që nuk mbaron kurrë.

Krijime të ndryshme të modës janë klasike dhe i rezistojnë kohërave, ndërsa disa të tjera pësojnë ndryshime e bëhen trende të përkohshme.

Termi ‘modë’ i referohet një stili veshjeje që është popullor në një kohë apo periudhë të caktuar.

Moda shkon përtej veshmbathjeve dhe trendet e saj prekin edhe këpucët, bizhuteritë deri edhe tek modeli i flokëve.

Shumë njerëz në botë, veccanërisht ata të kamurit, e kanë modën prioritet jete, ndërsa të tjerët bëjnë cctë munden për tu përshtatur dhe ndjekur trendet.

Përse Ndryshon Moda Kaq Shpesh?

Përgjigja është shumë e lehtë… sepse modën e bëjnë njerëzit dhe njerëzit ndryshojnë.

E reja gjithnjë zëvendëson të vjetrën.

Njerëzit ndikohen nga kultura, filmat, serialet, librat, muzika, por mbi të gjitha reklamat.

Njerëzit e famshëm që vendosin trende në mbarë botën, nuk e bëjnë këtë me rroba dhe ngjyra të vjetra.

Ata ccfarë veshin sot nuk e veshin nesër dhe kështu fillojnë popullaritet duke ccelur oreksin e ndjekësve, tifozëve por edhe lakmitarët që zgjedhin të imitojnë.

Fakte Interesante Për Modën

Pavarëisht nëse e ndiqni apo nuk e honepsni dot, moda është e ulur udhëkryq në jetët tona.

Shembuj ka plot, madje edhe në dollapin e dikujt që nuk e ndjek atë.

  • Në Shtetet e Bashkuara, një njeri zotëron mesatarisht shtatë palë xhinse ngjyrë blu.
  • Bluza e thjeshtë e pambukut është një nga veshjet më popullore në të gjithë botën. 2 miliardë bluza shiten në planet ccdo vit.
  • Revista e parë e modës u shit në Gjermani në vitin 1586, ndërsa në ditët e sotme shitjet e revistave arrijnë në mbi 340,000 kopje në muaj.
  • Takat e larta nuk u shpikën sot. Që në shekullin e 18-të ato visheshin edhe nga fëmijët.
  • Harry Winston është krijuesi i këpucëve më të shtrenjta në botë. Pupat me ngjyrë të kuqe si rubini u shitën për 3 milionë dollar.
  • Qendra e parë tregtare u hap nga Romakët e lashtë në shekullin e dytë para Krishtit.
  • Sipas një thashethemi në botën e modës, shtëpia e modës Gucci u vë flakën koleksioneve të vjetra dhe krijimeve që kanë mbetur në stok për të mos cënuar ekskluzivitetin e saj.

Sa Shpenzojnë Shqiptarët Për Veshje?

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në vitin 2018, shqiptarët shpenzoniin 4.2 përqind të buxhetit mujor për veshje.

Shpenzimet më të larta për veshje vërehen tek grupmosha 25-34 vjecc të cilët në 2018 shpenzuan 4.9 përqind të buxhetit të tyre për veshje.

Të rinjtë deri në 24 vjeç renditen të dytët me shpenzimet më të larta për veshke me 4.8 përqind të buxhetit.

Grupmosha mbi 65 vjecc kanë shpenzimet më të ulëta për veshje me më pak se 4 përqind të ardhurav.

Sipas një analize të revistës Monitor, shqiptarët shpenzojnë për veshje njësoj si evropianët./AgroWeb.org