Pak momente më parë është konfirmuar nga mediat se numri i personave të prekur ka shkuar në 10.
Të infektuarit po mbahen në urgjencën e spitalit infektiv pranë QSUT.
“Janë testuar 114 rate te dyshuar, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit. Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, tha zëvëndes ministrja Rakacolli.
Sipas të dhënave të publikuara nga BalkanWeb, dy prej tyre janë një çift nga Skrapari dhe personi i tretë vjen nga Sanatoriumi.
Të gjithë të dyshuarit mbahen në katin zero të pavijonit të infektivit derisa të dalin përgjigjet e analizave nga ISHP.
Sipas mjekëve të urgjencës kjo është një procedurë standarde, e cila ndiqet për të gjithë rastet e dyshuara.
Personat janë shoqëruar me ambulancë të dedikuar deri në spital dhe do të qëndrojnë në karantinë.
Në bazë të të dhënave, nëse përgjigja është negative, individët mund të largohen nga urgjenca.
Përsa i përket gjendjes shëndetësore të 6 të prekurve me COVID-19, sipas mjekëve situate është normale dhe pa komplikime.
Përsa i përket fluturimeve me Italinë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se do të ndërpriten.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me transportin detar, ku çdo lundrim drejt Italisë do të ndërpritet.
Do të lejohen vetëm avionët apo tragetet boshe të cilat do të vijnë për në Shqipëri për të tërhequr të gjithë shtetasit Italian.
Cilat janë simptomat?
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi pak kohë më parë se, në botë po qarkulloj një lloj i ri virusi dhe pak më ndryshe nga llojet e mëparshme.
Këtë e konfirmoi edhe ISHP e cila jep disa këshilla për parandalimin e këtij virusi, ndonëse shenja të tij nuk janë konfirmuar në vendin tonë.
Sipas ekspertëve të ISHP të cilëve i’u referohet AgroWeb.org, simptomat varen nga lloji i koronavirusit, por shenjat më të zakonshme janë problemet me aparatin e frymëmarrjes.
Ky virus shkakton ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi te vazhdueshme në frymëmarrje.
Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje” thuhet në lajmërimin e ISHP.
Si ta parandaloni me kujdesin e duhur
Primarja si në luftimin e çdo virusi tjetër sigurisht që është higjena, sidomos në pjesën e duarve, hundës dhe gojës.
Gjithashtu praktikat e higjenës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo tështima.
AgroWeb.org ju këshillon që në rastet e simptomave të tilla të vazhdueshme duhet të merrni me patjetër këshillën e mjekut/AgroWeb.org