Para pak orësh Ministria e Shëndetësisë publikoi për mediat njoftimin se numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur.

Pas testimit të 14 individëve të tjerë të dyshuar rezultoi se 4 persona të tjerë ishin të infektuar me koronavirusin COVID-19.

Tre prej tyre janë familjarë të rastit të djeshëm, 28 vjeçarit që ishte kthyer nga Firence që në 26 Shkurt.

Ndërsa rasti i ri është një 31 vjeçar i cili para 6 ditëve kishte udhëtuar për në Milano.

Sipas të dhënave të Ministrisë, ku bazohet AroWeb.org, të gjithë të prekurit janë në gjendje të stabilizuar.

Të gjithë të prekurit janë të shtruar në pavijonin e infektivit pranë QSUT.

Zonë që nga dita e djeshme është në karantinë, dhe brenda lejohet vetëm personeli i autorizuar.

Përsa i përket rasteve të reja, mjekët e Urgjencës Kombëtare këshillojnë qytetarët që të telefonojnë fillimisht numrin 127.

Pasi nuk duhet të paraqiten pa lajmëruar në urgjencë me rrezikun se mund të përhapin infeksionin.

Tanimë Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ambulanca të dedikuara për të shoqëruar personat e dyshuar.

Spas të dhënave kjo karantinë përmban 76 shtretër për rastet më urgjente.

Gjithashtu mjekët sugjerojnë që të gjithë personat që dyshojnë se janë të prekur nga COVID-19, fillimisht duhet të vetëkarantinohen.

Më pas duhet të eliminojnë kontaktet me persona të tjerë, për të shmangur përhapjen.

Sigurisht që duhet të telefonojnë edhe 127 për të ndjekur këshillën mjekësore për të vepruar sipas normave shëndetësore.

Masat kryesore që rekomandohen nga ISHP për parandalimin e infeksionit nga koronavirus:

Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërryl ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë.

Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor.

Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë/AgroWeb.org