Për Sa Ditë Mund Të Qëndrojë Koronavirusi Në Organizëm

433 0

Një studim i publikuar një javë më parë në revistën mjekësore Lancet, të cilit i referohet AgroWeb ka zbuluar se virusi COVID-19 mund të qëndrojë në rrugët e frymëmarrjes të disa njerëzve për më shumë se pesë javë.

Sipas studimit, tek rastet e izoluara, medikamentet kundër virozave nuk kanë arritur të shkurtojnë jetëgjatësinë e COVID-19.

Në arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat mjekësore të:

  • 191 pacientëve kinezë të shtruar në spital
  • 137 pacientëve të shëruar
  • 54 personave që ndërruan jetë si pasojë e sëmundjes.

Pas kqyrjes së analizave, ekspertët zbuluan se tek pacientët shumë të sëmurë, virusi qëndronte në trup për 19 ditë.

Tek organizmi i pacientëve në gjendje kritike, virusi COVID-19 u zbulua se qëndronte plot 24 ditë.

Në rastin e njerëzve të shëruar, prania e virusit vërehej për 20 ditë.

Në fillimet e epidemisë mendohej se virusi qëndronte në rrugët e frymëmarrjes për 8 ditë.

Ekspertët sqarojnë se këto të dhëna nuk janë të mjaftueshme për të arritur në një konkluzion të mirëfilltë shkencor e të pranuar nga të gjithë.

Ato hedhin dritë në shumë aspekte të mbijetesës së virusit në organizëm dhe theksojnë rëndësinë e vetë izolimit dhe karantinës.

A Do Të Ndalet COVID-19 Me Ndryshimin e Temperaturave?

Sipas epidemologut Mark Lipstich nga Univeristeti i Harvardit, ku bazohet edhe ky artikull i AgroWeb.org, nuk ka gjasa që temperaturat të kenë ndonjë ndikim.

Ai e bazon këtë mbi faktin se koronavirusi COVID-19 është përhapur edhe në shtete ku temperaturat dhe nivelet e lagështirës janë të larta.

Nëse ky virus do të veprojë si gripi tipik, do të nisë të përkeqësohet në shtetet e Hemisferës Jugore në momentin kur stinët do të ndryshojnë.

Nga ana tjetër David Heymann nga Universiteti i Higjienëc dhe Mjekësisë Tropikale, pohon se studimet duhet që të vazhdojnë për një përgjigje edhe më konkrete.

Ai gjithashtu këshillon që të vazhdohet me karantinimet dhe eliminimin e çdo mundësie për përhapjen e mëtejshme./AgroWeb.org