6 Arsye Përse Duhet Të Qeshni Edhe Në Kohë Pandemie

501 0

Pandemia e Koronavirusit ka tronditur rëndë themelet bazë të jetës së njeriut.

Por pavarësisht vetë-izolimit dhe situatës së frikshme, njeriu jo vetëm që duhet të lajë duart e të kujdeset për veten dhe familjen por nuk duhet të harrojë të buzëqeshë.

Tani në këto kohë, e qeshura është arma më e fortë ndaj mërzisë, trishtimit dhe ankthit.

Këtë e thonë ekspertët, të cilët kanë identifikuar mënyrat se si e qeshura na ndihmon të jemi më mirë fizikisht dhe shpirtërisht.

E Qeshura Largon Stresin

Stresi lë shumë gjurmë jo vetëm në fytyrë por edhe në organizëm. Buzëqeshja nga ana tjetër bën të mundur që ne të mos ngjajmë të lodhur e të drobitur.

Besojeni ose jo, buzëqeshja dhe e qeshura në përgjithësi largojnë stresin.

E Qeshura Të Dobëson

Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se njeriu mund të dobësohet edhe duke qeshur.

Sipas tyre, nëse njeriu qesh gjatë një komedie që zgjat minimalisht 15 minuta, djeg 10-40 kalori.

E gjitha i atribuohet hormonit të serotoninës, që njihet ndryshe edhe si hormoni i lumturisë.

Ky hormon besohet të ulë oreksin dhe rrjedhimisht nuk do të duhet të duhet ta shuani stresin me ushqim.

Qeshni Për Një Humor të Mirë

E qeshura përmirëson humorin për faktin e rëndësishëm se falë saj aktivizohen një sërë sinjale neuronesh në tru por edhe sekretohen hormone si dopamine dhe serotonina.

Buzëqeshjen mund ta përshkruajmë si një anti-depresant natyral.

E Qeshura Forcon Imunitetin

Buzëqeshja ndihmon sistemin imunitar të funksionojë më mirë.

Buzëqeshja e qetëson njeriun dhe imuniteti është më i fortë në përballjen me të ftohurën apo gripin.

E Qeshura Ul Tensionin e Gjakut

Kur njeriu qesh, tensioni i gjakut në organizëm ulet. Mund ta provoni edhe vetë në shtëpi. Mateni tensionin duke ndenjur ulur në shtëpi. Më pas qeshni për rreth një minutë dhe mateni sërish dhe do të vëreni ndryshime.

E Qeshura i Bën Mirë Zemrës

Studimet kanë treguar se e qeshura e vërtetë dhe me zemër, ka ndikim të fortë në këtë organ.

Njerëzit që buzëqeshin e qeshin kanë rrahje më të ulëta të zemrës./ AgroWeb.org