COVID-19 Në Shqipëri: Testimet Konifrmojnë Zgjerimin e Hartës e të Prekurve

390 0

Në një deklaratë për të gjitha mediat, Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Ajo pohoi se epidemiologët janë duke punuar në terren për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Sipas të dhënave që AgroWeb.org ka siguruar, në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve 12 kanë rezultuar pozitivë.

“Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste,” deklaroi Fico.

Ndërkohë që ajo vijoji me gjendjen e pacientëve, duke informuar se gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes kanë ndërruar jetë dy pacient.

Një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv.

Numri i viktimave prej COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 8 pas konfirmimit të fundit nga ISHP.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Përsa i përket përhapjes së COVID-19, Puka është një tjetër qytet që i shtohet hartës.

Ndërsa harta zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 107 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 20 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 1 rast

-Tropojë 2 raste

– Pukë 2 raste

Fico konfirmoi se deri tani një mjek dhe një infermier janë shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Duke i rikujtuar se ka vënë në dijeni një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacion apo këshilla në lidhje me COVID-19.

Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!/AgroWeb.org