Shtyhet Gjendja e Jashtëzakonshme – Kufizime Deri në Qershor

310 0

Pandemia e koronavirus e ka detyruar botën të frenojë thuajse çdo veprimtari.

Njejtë edhe në Shqipëri që prej datës 24 mars, u shpall gjendja e jashtëzakonshme prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Sipas një lajmërimi nga Kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, më pas të miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave, gjendja e jashtëzakonshme do të shtyhet deri më 23 qershor 2020.

Nën këto masa Shqipëria do të jetë edhe për dy muaj të tjerë nën masa shtrënguese të cilat do të përcaktohen nga shteti shqiptar në varësi të situatës.

Çfarë do të kufizohet?

Këtë vendim për shtyrjen  e gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Këshilli i Ministrave e bëri publik ditën e sotëme, bashkë me nenet përkatëse që kufizojnë lirinë e qytetarëve.

Janë 6 të nene dhe liri themelore të njeriut të cilat do të kufizohen për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme.

“Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.”

Më konkretisht kjo do të thotë se për këtë periudhë qytetarëve shqiptarë i mohohet e drejta e banesës dhe kontrolleve brenda saj.

Ndalohet lëvizja e lirë brenda dhe jashtë vendit si dhe një nen tjetër shumë i rëndësishëm që përcakton të drejtën për të punuar.

Në këtë periudhë anulohet edhe e drejta apo liri për të zgjedhur një punë që do të thotë kufizim i aktivitetit sipas urdhrave të shtetit shqiptar.

Pas marrjes së këtyre vendimeve që privojnë qytetarët nga të drejtat themelore të lirisë si pasojë e pandemisë, Shqipëria ka tërhequr përkohësisht njohjen e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Mëposhtë gjeni të njoftimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e fatkeqsisë natyrore.

VENDIMI PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi./AgroWeb.org