Strudel me Mbushje Bakllavaje – Aromë dhe Shije e Mrekullueshme

764 0

Bakllavaja tradicionale krokante, plot sherbet e arra është një ëmbëlsirë ikonë e shijes së mirë jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën.

Mënyrat e përgatitjes së saj janë të mirëpëcaktuara, por edhe ato alternativet ekzistojnë dhe janë po aq të shijshme.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju këshillon që të ndiqni pikërisht njërën prej tyre.

Atë të strudelit me mbushje bakllavaje dhe shurup portokalli.

  • Përbërësit
  • 6 peta sfoliatë
  • 100 gr arra
  • 100 gr bajame
  • 100 gr stika
  • 50 gr gjalpë i shkrirë pa kripë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji lëkurë portokalli e grirë
  • Kanellë

Për shurupin

  • 1 portokall
  • 125 ml mjaltë
  • 55 gr sheqer

Përgatitja

Si fillim parangrohni furrën në temperaturën 160-180 gradë C dhe bëni gati tavën e pjekjes së shtruar me letër pjekje.

Më pas hidhini të gjithë arrorët në një mikser dhe grijini derisa të kenl formuar copëza të vogla.

Hidhini në një enë dhe shtoni aty sheqerin bashkë me kanellën duke përzier.

Në një sipërfaqe të sheshtë shtroni petën e parë sfoliatë lyeni me pak gjalpë të shkrirë dhe vendosni petën tjetër sipër.

Lyeni sërish me gjalpë dhe sërish vendosni petën sipër, këtë proces bëjeni me të gjithë petët që keni.

Shtroni me kujdes mbushjen me arrorët që përgatitët më parë duke lënë skajet e petëve bosh.

Rrotullojeni me kujdes nga ana me e ngushtë e petës derisa të formohet roleja.

Vendoseni me pjesën e hapjes së mbësjtetu mbi tavë dhe lyrjeni me gjalpin e shkrirë që ju ka mbetur.

Futeni në furrë dhe piqeni për 25-30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të jetë krokante.

Ndërkohë përgatisni shurupin e portokallit,  hidhni lëngun e portokallit, sheqerin, mjaltin dhe pak lëkurë portokalli në një tigan.

Vendoseni të ziejë për 5 minuta duke e përzier derisa të trashet.

Pasi ta nxirrni strudelin nga furra, lëreni të ftohet pak e më pas hidhni sipër shurupin e ngrohtë.

Lëreni strudelin tuaj në temperaturë ambienti të ftohet më pas mund ta fusni në frigorifer e ta konsumoni sipas dëshirës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.