Simite të Ngrohta me Qumësht – Mënyra e Veçantë e Përgatitjes

7.3k 0

Buka me siguri është shoqëruesja juaj besnike e çdo vakti.

Nuk ka rëndësi nëse do të konsumoni gjellë, sallatë apo thjesht bukë me djathë, ky element nuk mungon kurrë në tryezën Shqiptare.

Kjo lidhet sa me kulturën e vendit aq dhe me shijen e mirë të këtij gatimi që mund të themi pa frikë se është më i famshmi në botë.

Për ta bërë akoma më të shijshëm e të shëndetshëm procesin e të ngrënës, ju sugjerojmë që bukën ta gatuani vetë në shtëpi.

Ndër recetat e shumta që AgroWeb.org ju shpjegon, kjo e sotmja ngjan shumë me paninet e vogla e të lyera me miell që blini në dyqane.

Nëse i preferoni edhe ju, ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në fare pak hapa.

Përbërësit për 6 persona

  • 400 gr miell
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 2 ¼ lugë çaji maja birre e thatë ose një pako e vogël me pluhur
  • 250 ml ujë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të ngrohni qumështin.

Hidheni atë në një tigan të vendosur në zjarr mesatar dhe kur të fillojë të ngrohet, shtoni edhe majanë e birrës në pluhur.

Përzieni dhe lëreni të aktivizohet e fryhet për 5 minuta në zjarr e më pas shtoni pak nga pak ujin dhe sheqerin.

Sapo të keni mbaruar me këtë, shtoni miellin bashkë me kripën dhe përiznei vazhdimisht.

Të gjithë përbërësit përziejini me një lugë druri, derisa të formohet nja masë ngjitëse brumi.

Më pas vendoseni brumin në një tëvolinë pune dhe punojeni me pak miell për 5-7 minuta.

Jepini brumit formë rrethore me duar, vendoseni në një enë qelqi, mbolojeni me një napë dhe lëreni të fryhet në një ambient të errët e të ngrohtë përreth 1 orë.

Pasi koha të ketë kaluar, punojeni sërisht me duar brumin tuaj për disa minuta dhe vendoseni sërish të fryhet në enën e mbuluar edhe për 1 orë tjetër.

Më pas duke e punuar me duar ndajeni brumin në 6 kuleçë të vegjël rrethorë.

Spërkatini me pak miell dhe mbulojini sërish me një peshqir ose napë për 5-10 minuta në mënyrë që të fryhen edhe pak.

Zbulojini ato shtypini me duar në formën e një disku të drejtë deri në 1,5 cm, spërkatinime miell dhe mbulojini përsëri për 20 minuta.

Për pjekjen

Ndërkohë ndizni furrën në temperaturën 230 gradë, përgatisni një tavë mesatare të shtuar me letër pjekje dhe vendosni të ndara simitet tuaja.

Futini ato në furrë të ngrohtë të piqen për 5-7 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.

Më pas uleni temperaturën e furrës në 150 gradë dhe lërini të piqen edhe për 7-10 minuta të tjera.

Kur t’i nxirrni nga furra, mështillini me një copë të trrashë dhe lërini të ftohen për 10 minuta.

Në këtë mënyrë do të qëndrojmë më të buta dhe mund t’i ruani për 2-3 ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.