Faktet E Reja: COVID-19 Mund Të Shkaktojë Probleme Edhe Me Pankreasin

288 0

Në rastet e rënda, COVID-19 mund të ndikojë në pankreas duke infektuar qelizat beta që prodhojnë insulinë, sipas një studim gjerman, i botuar sot në revistën “Nature Metabolism”.

Studiuesit në spitalin universitar në Ulm thanë se gjetjet mund të shpjegojnë simptomat e ngjashme me diabetin, të gjetura në pacientë të caktuar që janë prekur rëndë nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Sipas tyre, ato mund të shpjegojë edhe përkeqësimin e metabolizmit të sheqerit në diabetikët e njohur, që janë infektuar me virusin.

Studiuesit e ekspozuan indin e pankreasit ndaj virusit për të konstatuar nëse ai mund të infektohet.

Në trupat e pacientëve të vdekur, gjatë ekzaminimit, u zbuluan proteina të virusit në pankreas, edhe kur ato nuk gjendeshin më në mushkëri.

Ekspertët kanë zbuluar disa ushqime dhe bimë mjekësore që përmirësojnë funksionet e pankreasit.

Megjithatë, këto kura duhen provuar vetëm me aprovimin e mjekut, në rastet kur jeni duke marrë ilaçe për pankreasin.

Gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe e pastrojnë atë nga toksinat.

Përbërësit e tyre largojnë radikalet e lira dhe ulin tensionin e gjakut.

Ngrënia e rregullt e këtyre gjeleve forcon mëlçinë, tiroiden dhe pankreasin.

Gjethja e ullirit përmban acid oleik që mbron qelizat e pankreasit dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Kjo gjethe rekomandohet për të pakësuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të pankreasit.

Hudhra

Hudhra është mikja më e mirë e pankreasit.

Ajo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Hani një ose dy thelpinj hudhër në ditë për shëndet të mirë.

Çaji i hudhrës është gjithashtu një alternativë e mirë nëse e kombinoni me majdanoz për të freskuar gojën./AgroWeb.org