Mësimet Nga Një Vit Pandemi: Si Ndryshoi Përditshmëria Nga Covid-19?

412 0

Mësimet si mund ta përmbledhim këtë vit me Covid nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se pandemia e koronavirusit demonstron pafuqinë e njerëzimit përballë fuqisë së natyrës.

Në fakt, 2020 ka treguar se njerëzimi është larg nga të qënit i pafuqishëm. Epidemitë nuk janë më forca të pakontrollueshme të natyrës. Shkenca i ka kthyer ato në sfida të menaxhueshme.

Atëherë, pse ka patur kaq shumë vdekje dhe vuajtje? -Për shkak të vendimeve të këqija politike. Në epokat e mëparshme, kur njerëzit përballeshin me murtajën, ata nuk e kishin idenë se çfarë e shkaktoi ose si mund të ndalej.

Kur goditi gripi i vitit 1918, shkencëtarët më të mirë në botë nuk mund ta identifikonin virusin vdekjeprurës, shumë nga kundërmasat e miratuara ishin të padobishme dhe përpjekjet për të krijuar një vaksinë efektive dolën të kota. Ishte shumë ndryshe me Covid-19. Këmbanat e para të alarmit për një epidemi të re të mundshme filluan të bien në fund të dhjetorit 2019. Nga 10 janari 2020, shkencëtarët jo vetëm që kishin izoluar virusin, por gjithashtu ndanë gjenomin e tij dhe publikuan informacionin në internet.

Brenda disa muajve të tjerë u bë e qartë se cilat masa mund të ngadalësojnë dhe ndalojnë zinxhirin e infeksionit. Brenda më pak se një viti, disa vaksina efektive ishin në prodhim masiv. Në luftën midis njerëzimit dhe patogjenëve, kurrë njerëzimi nuk ka qenë kaq i fuqishëm.

Zhvendosja e jetës online

Krahas arritjeve të papara të bioteknologjisë, viti Covid gjithashtu ka nënvizuar fuqinë e teknologjisë së informacionit.

Në epokat e mëparshme, njerëzimi rrallë mund të ndalonte epidemitë sepse njerëzit nuk mund të monitoronin zinxhirët e infeksionit në kohë reale dhe sepse kostoja ekonomike e bllokimeve të zgjatura ishte e papërballueshme.

Në vitin 1918 ju mund të karantinonit njerëz që kishin ardhur me gripin e tmerrshëm, por nuk mund të gjurmonit lëvizjet e atyre që ishin para-simptomatik ose asimptomatik.

Dhe nëse do të urdhëronit të gjithë popullsinë e një vendi të qëndronte në shtëpi për disa javë, kjo do të rezultonte me shkatërrim ekonomik, shkatërrim shoqëror dhe uri masive.

Në të kundërt, në vitin 2020 mbikëqyrja dixhitale e bëri shumë më të lehtë monitorimin dhe përcaktimin e vektorëve të sëmundjes, që do të thotë që karantina mund të jetë edhe më selektive dhe më efektive.

Edhe më e rëndësishmja, automatizimi dhe interneti i bënë të mundshëm karantinat e zgjatura, të paktën në vendet e zhvilluara.

Ndërsa në disa pjesë të botës në zhvillim, përvoja njerëzore ende kujtonte plagët e së kaluarës, në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar revolucioni dixhital ndryshoi gjithçka.

Merrni parasysh bujqësinë. Për mijëra vjet prodhimi i ushqimit mbështetej në punën e njeriut dhe rreth 90 për qind e popullsisë punonin në bujqësi.

Sot në vendet e zhvilluara kjo nuk ndodh më. Në SH.B.A., vetëm rreth 1.5 përqind e popullsisë punojnë në ferma, por kjo është e mjaftueshme, jo vetëm për të ushqyer të gjithë në vend, por edhe për t’i bërë Shtetet e Bashkuara ndër eksportuesit kryesorë të ushqimit.

Pothuajse e gjithë puna e fermës bëhet nga makineritë, të cilat janë imune ndaj sëmundjeve.

Prandaj bllokimet kanë një ndikim të vogël në bujqësi. Imagjinoni një fushë gruri në kulmin e Vdekjes së Zezë.

Nëse u thoni fermerëve që të qëndrojnë në shtëpi gjatë kohës së korrjes, përballeni me urinë. Nëse u thoni fermerëve të vijnë dhe të korrin, ata mund të infektojnë njëri-tjetrën.

Tani imagjinoni të njëjtën fushë gruri në vitin 2020.

Një kombajnë e vetme e drejtuar nga GPS mund të korrë të gjithë fushën me një efikasitet shumë më të madh – dhe me shanse zero të infektimit.

Ndërsa në 1349 një fermer mesatar korrte rreth 5 dengje në ditë, në vitin 2014 një kombajnë vendosi një rekord duke korrur 30,000 shuplaka në ditë.

Si pasojë Covid-19 nuk kishte ndonjë ndikim të rëndësishëm në prodhimin global dhe të prodhimeve kryesore ushqimore si gruri, misri dhe orizi.

Por, për të ushqyer njerëzit nuk mjafton të korrni drithëra. Ju gjithashtu duhet ta transportoni atë, ndonjëherë me mijëra kilometra.

Për pjesën më të madhe të historisë, tregtia ishte një nga shkaktarët kryesorë të rëndimit të situatës gjatë pandemive.

Patogjene vdekjeprurëse lëviznin nëpër botë me anije tregtare dhe karvane.

 

Në luftën shekullore midis njerëzve dhe patogjenëve, vija e frontit kalon nëpër trupin e secilës qenie njerëzore.

Nëse kjo linjë prishet kudo në planet, kjo na vë të gjithëve në rrezik. Edhe njerëzit më të pasur në vendet më të zhvilluara kanë një interes personal për të mbrojtur njerëzit më të varfër në vendet më pak të zhvilluara./Burimi:BM