Eksportet me Maqedoninë e Veriut u rritën me 300 milionë lekë

358 0

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-mars u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019 shënuan rritje me rreth 300 milionë lekë.

Ndryshe nga eksportet gjatë tre muajve të parë të këtij viti importet shënuan rënie me rreth 300 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 1.5 miliardë lekëve kundrejt 1.8 miliardë lekëve që ishin në 3-mujorin e parë të 2020-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./Burimi:Ata