Patate të Ëmbla me Mish të Grirë – Tava e Shijshme e Drekës

986 0

Pataet e ëmbla janë më pak të përdorura se llojet e tjera, por një ndër më të shijshmet.

Përtej ngjyrës së bukur ato përmbajnë edhe shumë vlera për organizmin.

Ato janë të pasura me vitaminë A që ndihmon shikimin, përmbajnë pak kalori dhe shumë ujë.

Prandaj është mirë t’i keni sa më shumë pjesë e ditës tuaj të përditshme.

Një mënyrë është të ndiqni recetën që AgroWeb ju këhsillon ditën e sotëme.

Patatet e ëmbla me mish të grirë në furrë janë një shije që nuk duhet ta humbisni.

Përbërësit

500 gr patate të ëmbla

300 gr mish i girirë

1 qepë

1 karotë

1 spec

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim vini një tigan në zjarr dhe spërkateni me vaj ulliri.

Vini të skuqet qepën e grirë, mishin, karotën dhe specin e prerë hollë duke i përzier vazhdimisht.

Ndërkohë prisni patatet në copa të mëdha, skuqini për 5 minuta në mënyrë që të jenë krokante në fund.

Më pas bëni gati nëj tavë të shturar me letër pjekje dhe shtrojini të gjitha në mënyrë që të piqen.

Futini në furrë të piqen në temperaturën 200-220 për 20 minuta.

Më pas shijoini duke i shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta apo pak sallatë jeshile./AgroWeb.org