Sfidat e Personave Me Demencë – OBSH: Bota Po Dështon Në Trajtimin e Tyre

473 0

Sot në botë rreth 55 milionë persona vuajnë nga sëmundje që lidhen me demencën dhe ky problem do të shtohet ndjeshëm në vitet e ardhshme.

Demenca ose ndryshe plakja e trurit i referohet një grupi sëmundjesh që prekin trurin dhe dëmtojnë memorien.

Lloji më i përhapur i saj është sëmundja e Alzhaimerit që prek personat e moshuar megjithëse nuk konsiderohet si një proces normal i plakjes.

Këto sëmundje shkaktojnë vështirësi të mëdha në jetën e përditshme duke ndikuar në vendimarrje duke e bërë të pamundur jetesën normale.

Shqetësimi që ngre Organizata Botërore e Shëndetësisë është ai i trajtimit të duhur të nevojave që këta persona kanë në shëndet dhe përditshmëri.

Në raportin zyrtari për vitin 2021 ata thonë se vetëm çereku i globit mund të ofrojë lehtësime dhe asistencë të vazhdueshme për të sëmurët me dementia dhe kujdestarët e tyre.

Si paraqitet situata në botë?

Sipas OBSH vetëm disa vende në Evropë mund të kualifikohen si vende që kanë një strategji jo vetëm për kurimin, por edhe mbështetjen e këtyre personave në përditshmëri.

Ndërkohë përhapja e sëmundjes që prek trurin po ecën me ritme të shpejta në të gjithë botën.

Numri i pacientëve me demencë pritet të shkojë në 78 milionë në vitin 2030 dhe 139 milionë të prekur në 2050.

Në vitin 2019 kosto globale e trajtimit të demencës u parashikua të ishtë 1.3 trilionë dollarë një shifër që pritet të shkojë në 2.8 trilionë në 10 vitet e ardhshme.

Raporti nënvizon faktin se shtetet duhet të hartojnë plane mbështetëse në nivele nacionale si në asistimin e personave të sëmurë ashtu edhe në ndihmën e të afërmve apo kujdestarëve që kujdesen për ta.

Megjithëse 89% e vendeve në Observatorin Global të Demencës, deklarojnë se kanë disa plane apo mundësi mjekimi për këta të sëmurë, jo të gjithë prej tyre ofrojnë asistencë.

Ajo është më shumë e arritshme në vendet e zhvilluara me të ardhura të larta.

Kujdesi për një të sëmurë me dementia përfshin kujdesin parësor mjekësor, specilistët, shërbime të dedikuara në komunitet, rehabilitimin dhe kujdesin afatgjatë.

Më pak asistencë për kujdestarët

Personat që vuajnë nga dementia kanë nevojë për lehtësi të vazhdueshme në nevojat e përditshme siç mund të jetë ushqyerja, dhënia e makinës apo të ecurit.

Përtej kësaj trajtimi mjekësor dhe ekzaminimet mbi këtë sëmundje duhet të jenë të shpeshta e të specializuara, krahas kujdesit të përditshëm nga një ose disa persona të dedikuar.

Ky quhet kujdesi joformal për të sëmurin i cili sigurohet kryesisht nga anëtarët e familjes për të sëmurin.

Kosto e kujdesit joformal përbën rreth gjysmën e kostos globale të demencës, në vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta kujdesi nga familja shkon deri ne 65%, ndërsa në vendet e pasura 40%.

Aktualisht rreth 75% e vendeve raportojnë se ofrojnë një nivel mbështetje për kujdestarët, por sërish edhe këto vende futen tek ato me të ardhura të larta.

Sipas të dhënave shumica e kujdestarëve janë gra të cilat kalojnë mestarisht 5 orë në ditë duke asistuar të sëmurin.

OBSH thekson se mbështetja e këtyre personave nga shtetet duhet të jetë e madhe si në aspektin financiar, atë psikologjik dhe social.

Theksi duhet të vendoset tek qasja në informacion, trajnim dhe shërbimeve për të sëmurin dhe kujdestarët./AgroWeb.org