Receta e Kompostos së Shegës – Shija Delikate Ëmbëlsuese

827 0

Kompostoja është një përzierje e copave të plota të frutave me lëng të ëmbëlsuar.

Ajo përgatitet shumë më shpejt sesa reçeli dhe ka më pak sheqer.

Për të përgatitur këtë recetë, ju duhen vetëm tre përbërës: kokrrat e shegës, lëng portokalli dhe sheqer.

Portokalli në këtë recetë ndihmon në balancimin e shijes së shegës. Megjithatë ju mund ta zëvendësoni atë me limon ose me qitro.

Duke i bashkuar këto përbërës do të përftoni një përbërje të cilën mund të shtoni në ushqime të ndryshme!

Ju mund ta shtoni atë tek kosi, në ëmbëlsira, tek petullat, ta shoqëroni me akullore ose duke e hedhur sipër biskotave tuaja të preferuara, mundësistë janë të shumta.

Gjithashtu, nëse guxoni mund ta pasuroni shijen e saj duke shtuar erëza ose frutat tuaja të preferuara.

Ndiqni hap pas hapi recetën nga AgroWeb.org për të përgatitur këtë komposto të veçantë.

Përbërësit

170g kokrra shege të ngrira ose të freskëta

3 lugë gjelle sheqer

1 lugë gjelle lëng portokalli

Përgatitja

Hapi 1: Shtoni kokrrat e shegës, sheqerin dhe lëngun e portokallit në një tenxhere të vogël.

Hapi 2: Përziejni së bashku dhe lërini të ziejnë në nxehtësi mesatare për 5 minuta, duke i trazuar shepesh.

Hapi 3: Kur të fillojnë të ziejnë, ulni nxehtësinë në minimum dhe ndërkohë vazhdoni ta përzieni përpërjën.

Ju mund ta përdorni menjëherë ose mund ta lini të ftohet, para se ta trasferoni në një tas ose kavanoz dhe ta ruani në frigorifer.

Këshilla

Ëtshtë e rëndësishme që kompostoja të vlojë plotësisht, në mënyrë që kjo  përbërje të trahet pasi të jetë ftohur.

Nëse dëshironi që ajo të jetë shumë e trashë, përzieni gjysmë lugë niseshte misri në një lugë gjelle ujë, pastaj shtojeni tek komposto dhe gatuajeni edhe për pak minuta. Ajo do të trashet dhe më shumë teksa ftohet.

Nëse dëshironi të shtoni disa erëza provoni pak kanellë ose arrëmyshk.

Zbukurojeni atë duke shtuar lëkurë limoni të freskët dhe jepini më tepër freski me pak nenexhik të freskët.

Dhe nëse dëshironi më tepër antioksidantë, shtoni edhe boronica, mjedra ose manaferra.

Komposton e shegës mund ta ruani në frigorifer deri në 5 ditë.

Por ajo gjithashtu mund të ngrihet nëse ruhet në një qese me vakum deri në 2 muaj. Lëreni të shkrijë në frigorifer gjatë natës para se ta përdorni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.