Makarona me Thjerrëza dhe Perime – Si t’i Përgatisni në Shtëpi

2.3k 0

Misioni i kësaj recete është të jetë e shijshme dhe t’ju ngopë për një kohë të gjatë.

Thjerrëzat dhe makaronat kanë një lidhje interesante bashkë dhe nëse nuk i keni provuar më parë.

Kjo recetë mund të konsumohet edhe si supë, por edhe si një pjatë me makarona dhe salcë të pasur me perime.

Ndiqni më poshtë të gjithë mënyrën e përgatitjes dhe mblidhni produktet për ta gatuar në shtëpi.

Përbërësit

  • 350 gr makarona tub
  • 200 gr thjerrëza
  • 80 gr mish i grirë
  • 100 gr tul domatesh
  • 80 gr karota
  • 80 gr qepë
  • 60 gr selino
  • 1 litër lëng perimesh
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 degë rozmarine
  • 40 gr djathë kaçkavall
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitje

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të vini të ngrohet lëngun e perimeve pasi do ta përdorni më vonë në recetë.

Vazhdoni duke prerë në kubikë të vegjël të gjithë perimet dhe shtojini në një tenxhere të thellë të lyer me vaj ulliri.

Shtoni edhe thelbin e hudhrës dhe aty shtoni një garuzhde me lëngun e perimeve duke i lënë të gjithë përbërësit të ziejnë në zjarr të avashtë.

Ndërkohë bëni gati mishin e grirë dhe shtojeni tek tenxherja me perimet.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe hiqni me kujdes hudhrën kur të shikoni që është skuqur.

Lani me ujë të bollshëm thjerrëzat dhe shtojini tek tenxherja, bashkë me salcën e domateve dhe degët e rozmarinës pa i këputur, pasi duhet ti hiqni me vonë.

Shtoni dhe pak nga lëngu i perimeve derisa perimet të mbulohen dhe vendosini kapak.

Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 40 minuta derisa të ziehn thjerrëzat dhe më pas hiqni degën e rozmarinës nga tenxherja.

Tani shtoni makaronat dhe 1-2 garuzhde të tjera me lëng perimesh në mënyrë q ëmakaronat të zihen.

Lërini deri në 10 minuta që të zbuten e më pas mund t’i kulloni për të larguar lëngun ose t’i shërbeni pak të lëngshme.

Duke qenë se makaronat duhet të jenë të vogla mund t’i konsumoni edhe në formën e supës duke shtuar më shumë lëng.

Sapo makaronat të jenë gatuar, shtoni pak kripë dhe djathë të grirë kaçkavall.

Shtoni edhe piper të zi dhe shërbejini sipër dëshirës duke i përzier mirë më parë./AgroWeb.org