Biskota Bukëfiqe me Fruta të Thata– Receta e Veçantë që Mund të Përgatisni në Shtëpi

1.1k 0

Kjo ëmbëlsirë vjen nga tradita dhe ka një mënyrë mjaft interesante përgatitje.

Nëse e themi shkurt është një miks përbërësit ku mbizoterojn frutat e thata e në veçanti fiku i thatë.

Prej këtij të fundit, bukëfiqja merr edhe emrin e saj karakeristik.

Ka një formë rrethore, por në recetën tonë sot do të sjellim një version më interesant e të pasur me produkte se ai që mund të gjeni në dyqane.

Kjo ëmbëlsirë është perfekte për festat ndaj ruajeni për ta përgatitur edhe ju në shtëpi.

Përbërësit

200 gr biskota

200 gr biskota savoiardi

100 gr amareta

200 gr sheqer

250 gr miell

10 gr maja për ëmbëlsira

120 gr fruta të thata (bajame, arra, lajthi)

100 gr rrush i thatë

120 gr fiq të thatë

100 ml verë e kuqe

200 gr të bardha vezësh

50 gr kakao

5 gr kanellë

10 gr gjalpë

Sheqer pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të shtoni në një enë rrushin e thatë bashkë me verën e kuqe.

Lërini të pushojnë përreth 10 minuta dhe ndërkohë në një mikser grini të gjithë biskotat derisa të kthehen në formën e pluhurit.

Të njejtën gjë bëni edhe me frutat e thata dhe fiqtë të cilat duhet t’i grini sa më hollë dhe vendosini në një enë të madhe.

Aty shtoni edhe rrushin e thatë të lagur me verë, pluhurin e biskotave dhe përzieni me anë të një spatule të gjithë masën.

Po aty shtoni miellin, sheqerin dhe të bardhat e vezëve e më pas përzieni derisa të formohet një masë e ngjeshur brumi.

Shtoni kanellën, majane për ëmbëlsira dhe pak arrë moskat sipas dëshirës.

Përzieni sërish të gjithë përbërësit derisa të formoni një masë kompakte e të njëtrajtëshme burmi.

Shtrojeni në një letër kuzhine dhe hapeni në formë cilindrike rreth 12-15 cm.

Priteni në feta të holla rreth 1 cm dhe jepini një formë ovale me gishta.

Kur të punoni brumin mund t’i lyeni duart me pak vaj apo pak miell në mënyrë që të mund ta punoni më mirë.

Vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe piqini në furrë me temperaturëm 180 gradë për 20 minuta.

Kur t’i nxirrni nga furra, vendosini në një pjatancë dhe spërkatini me sheqer pluhur./AgroWeb.org