Qepë me Djathë në Furrë – Lezeti i Tryezës

988 0

Qepët janë nga përbërësit kryesorë në një recete për shkak se dhurojnë shumë shije e vlera.

Por gjithnjë përdoren si përbërës shtesë, ndërsa në recetën e sotëme AgroWeb.org ju sugjeron t’i gatuani ato të plota në furrë.

Mjafton t’ju spërkasni pak djathë dhe t’i shijoni duke i shoqëruar edhe me pjata të tjera.

Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre si më poshtë.

Përbërësit

12 qepë të bardha

30 gr gjalpë

250 ml lëng mishi

250 gr djathë kaçkavall

Kripë

Piper

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë pastroni qepët si zakonisht.

Bëni gati një tavë pjekje me diametër 25 cm, lyejeni me gjalpë dhe vendosni në të qepët e plota një nga një.

Hidhni lëngun e mishit derisa të mbulohet e gjithë tava të mbushet.

Shtoni kripë e piper dhe mbulojeni tavën me një letër furre dhe futeni të piqet.

Lëreni në temperaturën 160 gradë për 1 orë ose derisa qepët të zbuten.

Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak lëng gjatë gatimit të tyre.

Në fund hidhini pak djathë të grirë për 5-10 minuta ose derisa të shkrihet dhe nxirrini nga furra.

Shërbejini të nxehta dhe shoqërojini me pjata të tjera interesante mishi apo peshku./AgroWeb.org