Sallata e Dimrit me Lakër dhe Portokall – Mësoni Recetën

756 0

Përgatitja e një sallate nuk mund të jetë kurrë e mërzitshme për shkak të përbërësve të pafundëm që mund të shtoni. 

Sallata lidhet ngushtë me stinën ku përgatitet për shkak të produkteve të freskët që mund të gjeni në treg. 

E duke qenë se është një recetë gjithnjë e shëndetshme, AgroWeb.org ju sugjeron sallatën dimërore me lakër e portokall. 

Kjo përzierje është mjaft interesante në ngjyra dhe shije. 

Ndaj mos u kufizoni ta përgatisni vetëm në ditë të zakonshme, por edhe përgjatë festave. 

Pasi do t’i dhurojë tryezës tuaj një tjetër shije magjike e të shëndetshme.

Përbërësit 

Gjysmë lakër e kuqe

1 portokall

1 tufë majdanoz 

1 karotë 

Gjysmë limoni

Kripë

Piper 

Përgatitja 

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim bëni gati dërrasën e prerjes.

Merrni gjysmën e lakrës së kuqe vendoseni mbi të dhe priteni në kubikë të vegjël sa një kafshatë. 

Më pas grini majdanozin dhe prisni po në kubikë të vegjel portokallin. 

Shtojini të gjitha në një enë të thellë dhe vazhdoni me karotat. 

Qërojini dhe pritini në fije të holla duke i shtuat më oas tek ena ku ndodhet pjesa tjetër e sallatës. 

Në fund grini pak lëkurë porokalli, shtojani sipër bashkë me lëngun e shtrydhur të gjysmës së limonit. 

Shtoni kripë, vaj ulliri dhe piper sipas dëashirës dhe përzieni me duar të gjithë masën. 

Kur te gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin mund ta shijoni të freskët këtë sallatë mjaft interesante. /AgroWeb.org