Çfarë e Pengon Vaksinimin E Qytetarëve?

399 0

Ekspertë të shëndetësisë evidentojnë, se ka njerëz, që janë të prirur të besojnë më shumë teoritë konspiracioniste, për sa i përket vaksinimit kundër Covidit, sesa fjalën mjekut, që në botën e zhvilluar është “ligj”.

Shqipëria ka mbulesë vaksinave tek 40%, ndërsa Evropa Perëndimore dhe Amerika e kanë mbi 70%.

Është i vërtetë ky konstatim, por praktika ka treguar që trekëndëshi i koalicionit mjek-pacient-vaksina, ka shpëtuar njerëzimin. Teoritë konspiracioniste janë të shumta, pasi jetojmë në një sistem demokratik, që garanton të drejtën e shprehjes së mendimit.

Por fakti që janë përhapur kaq shumë tek ne, ndoshta tregon se ekspertet, teknicienët, profesionistët e shëndetit publik, nuk kanë bërë sa duhet për evidentimin e të mirave që sjell vaksinimi në luftën për jetën.

Por teoritë konspiracioniste në këndvështrimin tim, gjetën terren edhe për faktin që mjekësia, edhe në vendet më të zhvilluara, u tregua e lëkundur fillimisht, në kundërpërgjigjen që i dha Covid-19-tës./Burimi:Top Channel