Vaksina kundër gripit redukton edhe rrezikun e Covid-19

408 0

Vaksina kundër gripit duket se është në gjendje të zvogëlojë rrezikun e infeksionit Sars-CoV-2 me 14%, sugjerohet nga analiza e studimeve vëzhguese që përfshijnë Italinë, Spanjën, Izraelin dhe SHBA, të publikuara në revistën ”Vaccines”.

”Në rast se infeksioni ndodh, atëherë do të ketë një Covid-19 më pak serioz”, deklaroi presidenti i Shoqatës Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatrisë (SIGG), Francesco Landi, me rastin e kongresit kombëtar të mbajtur në Romë.

Landi shpjegoi se ky rezultat ndoshta vjen si pasojë e të ashtuquajturit imunitet të trajnuar, fenomeni ku pas një vaksinimi të çdo lloji ka një rritje dhe përshpejtim të përgjigjes imune në rast kontakti me një patogjen tjetër.

Shkurtimisht, antigripi stërvit sistemin imunitar dhe në rast kontakti me koronavirusin mund të zvogëlojë shanset e pozitivitetit nga Covid falë veprimit më të madh antiviral.

Për mjekët geriatër, rezultati i Analizës përforcon rekomandimin për t’iu përmbajtur me besim administrimit të dy vaksinave antigrip, të ofruara falas nga NHS.

“Vaksina kundër gripit vitin e kaluar pati një rritje prej 11% të të vaksinuarve dhe shpresojmë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe këtë vit, për të arritur objektivin e mbulimit prej 75% në moshën mbi 65 vjeç dhe për të zvogëluar ndikimin e gripit”, thotë ai.

Dy vaksina të tjera janë gjithashtu thelbësore për mbi 65-vjeçarët, ajo antipneumokokale dhe ajo antiHerpes Zoster./Burimi:ATA