Ushtrimi i trurit për një kujtesë më të fortë dhe gabimi që mund ta ‘dëmtojë’ atë

596 0

Kujtesa mund të jetë e ndërlikuar. Ne mendojmë se do të mbajmë mend shumë më tepër nga sa bëjmë në të vërtetë. Pastaj përballemi me një moment beteje, duke dështuar të përcaktojmë detaje specifike të një ngjarjeje që kemi përjetuar dhe pyesim veten se sa pjesë të jetës sonë po fiksojmë në memorien tone plotësisht.

Me siguri ju ndodh shpesh që diçka që dini nuk del në sipërfaqe në momentin që ju nevojitet. Më pas vjen momenti konfuzues ku mendoni: “Unë duhet ta di këtë”. Por, pse ndonjëherë na dështon aftësia për të “regjistruar” dhe çfarë mund të bëjmë për këtë?

Të trajnosh trurin të mbajë mend më mirë kërkon fokus

Ajo që ne mendojmë se është një problem memorie është shpesh në fakt një problem vëmendjeje. Si një neuroshkencëtare dhe profesoreshë e psikologjisë që studion vëmendjen, kam zbuluar se ekzistojnë tre elementë kyç që forcojnë kujtesën:

  1. Prova

Përdorni vëmendjen tuaj për të gjurmuar informacionin, emrin që sapo dëgjuat kur u prezantua një kolege e re; faktet më të rëndësishme nga trajnimi i punës ku jeni; detajet e një eksperience argëtuese që sapo keni pasur.

Kur rishikoni nuancat e një momenti të gëzueshëm (p.sh., një dasmë familjare, dollitë, shija e tortës) ose një moment i dhimbshëm, edhe kjo është një provë.

  1. Përpunimi

Përpunimi përfshin përdorimin e vëmendjes për të lidhur përvojat ose informacionin e ri me njohuritë ose kujtimet që keni tashmë. Ju mund të ruani kujtime shumë më të pasura duke elaboruar në këtë mënyrë.

Shembull: Imagjinoni një oktapod. Tani ju them: një oktapod ka tre zemra. Nëse nuk e dinit tashmë, -ndërsa e lexoni këtë – po lidhni atë njohuri të re me imazhin ekzistues që keni të një oktapodi.

Herën tjetër që të shihni një oktapod ose një video të një oktapodi, mund të kujtoheni papritur, t’i drejtoheni personit pranë jush dhe t’i thoni: “A e dinit që një oktapod ka tre zemra?”

  1. Konsolidimi

Dy proceset e përmendura më sipër mbështesin formimin fillestar të memories. Por për të kaluar nga këto faza fillestare në ruajtjen e informacionit në një formë më të qëndrueshme për një periudhë të zgjatur, e njohur si memorie afatgjatë, kjo kërkon konsolidim.

Konsolidimi përfshin formimin e lidhjeve midis grupeve specifike të neuroneve që kodojnë elementët e kujtesës duke riluajtur aktivitetin e synuar të trurit. Rishfaqjet e përsëritura forcojnë gjurmën e kujtesës afatgjatë.

Nga ana tjetër, sipas profesoreshës Amishi Jha, të qenit shumë i fokusuar tek detyrat tuaja mund të dëmtojë kujtesën dhe kreativitetin.

Ne vlerësojmë dhe kemi prioritet të përqendruarit vazhdimisht te detyrat. Dhe ne nuk e shohim kohën e ndërprerjes mendore – kur shkëputemi qëllimisht nga gjetja, kapja dhe drejtimi i ngushtë i vëmendjes sonë te ndonjë detyrë okupuese – si një gjë të vlefshme. Porn ë faktt pikërisht kjo shkëputje është mjaft e nevojshme për të forcuar kujtesën dhe kreativitetin e trurit./BM