Dezinfektuesit e Duarve – Rritja Marramendëse e Prodhimit në Vend

454 0

Që me shpërthimin e epidemisë së koronavirus COVID-19 në Kinë, bota filloi të merrte sinjalet e para të panikut.

E sa më shumë që ky virus i afrohej Evropës dhe me shpalljen e tij pandemi botërore nga OBSH, aq më shumë shtohej frika, paniku si dhe kujdesi e përgjegjësia.

Një nga këshillat e para që është dhënë për parandalimin e COVID-19është pastërtia.

Ujë, sapun, alkol dhe për këdo që është jashtë shtëpisë dezinfektant duarsh.

Nevoja e tyre u bë urgjente dhe e menjëherëshme e kjo u vu re për pak ditë edhe në raftet e farmacive apo supermarketeve.

Nëse do të kërkoje për një dezinfektues, përgjigja do të ishte se “janë mbaruar të gjitha, presim furnizmime.”

Pikërisht kjo kërkesë e madhe bëri që fabrikat e këtij prodhimi të punonin me kapacitete të zgjeruara për të kënaqur kërkesën e tregut.

Rritja e prodhimit

Sipas të dhënave për tregun Shqiptar, një nga kompanitë që merret me prodhimin e pijeve alkolike dhe në një pjesë të saj prodhon edhe dezinfektantë, ka shprehur se për momentin po prodhon vetëm nga këta të fundit.

Administratoi i saj Edmond Ziso shprehet për Revistën Monitor se. po punohet 24 orë në 24 çdo ditë.

Teksa marxhi i prodhimit është rritur nga 100 njësi në muaj,  në kërkesën e 60 mijë njësive në vetëm një ditë.

“Kemi ndërprerë çdo aktivitet tjetër që lidhet me pijet alkolike që, në fakt, është pjesa jonë kryesore gjatë situatës normale dhe po fokusohemi te prodhimi i alkoleve dhe dezinfektuesve alkoolikë. Kemi hedhur në treg një xhel që ka glicerinë, vitaminë E dhe aloe që e kultivojmë vetë. Ka alkool etilik në masën 65%.”-  thotë administratoi i kompanisë.

Këto shishe të vogla e kanë shtuar jashtëzakonisht kërkesën etyre në treg sipas tij dhe se kompania nuk arrin dot ta përmbushë të gjithën.

Ndër të parët që kanë patur kërkesa të mëdha kanë qenë banka dhe call-centerat e mëdha në vend sipas të dhënave të kompanisë.

Sot furnizohen farmacitë e mëdha të Tiranës kryesisht duke qenë se mundësitë janë të kufizuara, teksa në rrethe ka ende mungesa.

Kapaciteti i prodhimit

Nga vetëm një kompani prodhohen rreth 20 mijë njëri në ditë nga 60 mijë që është kërkesa e tregut.

Paketimi i një shisheje me xhel dezinfektues shkon nga 90 deri në 100 ml të kombinuar xhel dhe alkool.

Kjo sipas Zotit Ziso, ka bërë që e gjithë fuqia punëtore e kompanisë të merret vetëm me prodhimin e dezinfektuesve.

Ndërsa përsa i përket rritjes së çmimeve, ai thotë për Revistën Monitor të cilës i referohet AgroWeb.org se i kanë bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për kontroll.

“I kemi kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjë verifikimet për çmimet se një njësi që del me 100 lekë apo pak më shumë se kaq, s’mund të shitet me 600 lekë nëpër farmaci.”, thotë ai në intervistë.

Ka dhe raste sipas tij kur farmacitë i shesin stoqet e marra nga kompania në farmaci të tjera me çmim shumë më të lartë.

Një nga hapat e tjerë të ndërmarrë është edhe përfshirja e krimit ekonomik për të verifikuar faturat, në mënyrë që të mos abuzohet më me çmimet./AgroWeb.org