Rritet Prodhimi Vjetor i Rrushit – Vlerat Fantastike Të Produktit Shqiptar

365 0

Prodhimi vendas i rrushit po dominon gjithnjë e më tepër, jo vetëm në furnizimin e tregut vendas por edhe në eksporte drejt vendeve të Rajonit dhe BE-së, si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.

“Gati 11 mijë ha vreshta të shtrirë në të gjithë territorin, kanë bërë të mundur që prodhimi vjetor i vreshtarisë në Shqipëri, përfshi edhe pjergullat, të arrijë rreth 190 mijë tonë rrush”, tha Ministria Ekonomi.

Teksa informoi se, vitet e fundit ka filluar edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendiment të larta.

Përfitimet Kryesore Të Rrushit Për Shëndetin

Rrushi Për Shëndetin E Zemrës

Disa prej përbërësve të shumtë të këtij fruti dhe verës që prodhohet prej tij, ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të zemrës.

Ka studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, që konfirmojnë se rrushi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Mbrojtje Kundër Diabetit

Ndonëse rrushi është një frut me një përmbajtje të lartë sheqeri, ai ka një nivel të ulët të indeksit të glicemisë.

Ekspertët thonë se përbërësit bimorë të tij e mbrojnë organizmin nga rritja e sheqerit në gjak.

Shëndeti I Syve

Përbërësit bimorë të rrushit siç janë resveratroli, luteina dhe zeaksanthina ofrojnë mbrojtje për sytë nga disa prej sëmundjeve si perdja e syrit apo glaukoma.

Shëndeti I Kockave

Mineralet si kalçiumi, magnezi, kaliumi, fosfori dhe mangani janë të dobishëm për shëndetin e kockave.

Këto minerale që gjendet te rrushi kanë një efekt mbrojtës për kockat./AgroWeb.org