Skema Kombëtare – 1,1 miliardë lekë të disbursuara për 5 495 fermerë përfitues

400 0

Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2020 ka shënuar numrin më të lartë të aplikimeve por dhe të përfituesve fermerë dhe blegtorë, krahasuar me vitet më parë.

Frida Krifca, drejtore e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural tha për ATSH-në se “ka pasur një interes të shtuar të fermerëve për të aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes për bujqësinë 2020, që ishte përtej pritshmërive, gjatë gjithë periudhës së hapjes së thirrjes, nga data 29 maj deri më 19 qershor 2020.

Për herë të parë këtë, thekon Krifca, ndikuar edhe nga kushtet e pandemisë, aplikimet u kryen vetëm online dhe ajo që mësuam tha ajo “është fakti që, askush nuk duhet të nënvlerësojë aftësitë e fermerëve për t’u përshtatur dhe për të përdorur teknologjinë për të marrë shërbim”.

“Deri më 30 dhjetor 2020, tha Krifca, janë 5 495 fermerë dhe blegtorë në 12 qarqe të vendit, që kanë përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare për Bujqësinë 2020, me një fond total prej 1.132 669,150 lekë”.

Ndërkohë që po vijon disbursimi i fondeve për fermerët e tjerë përfitues dhe njëkohësisht monitorimi në terren i fermave duke ulur vijën e përfituesve që do të thotë duke shtuar përfitues të rinj, për rastet e shpallura paraprakisht fitues, por që paraqesin parregullsi nga verifikimet.

Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi 2020, me vlerë totale 6.8 milionë euro subvencionojë drejtëpërdrejtë fermerët vetëm me kartën e identitetit dhe numrin e NIPT-it, me zero dokumente, në 7 masa:

Masa 1: Tufa bazë e matrikulluar.

Masa 2: Bletaria.

Masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik.

Masa 4: Mbjellje bimësh mjekësore dhe aromatike.

Masa 5: Mbështetje për fermat organike.

Masa 6: Certifikimi Global Gap.

Masa 7: Investo në agroturizëm dhe përfito 50% financim.

Krifca tha se, “objektivi kryesor i financimeve të qeverisë përmes Skemave Kombëtare, është nxitja e sipërmarrësve të vegjël në zonat rurale për rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, me impakt në përmirësimin e ekonomisë fermere dhe ngritjen e bizneseve sipas standardeve më të mira. /Burimi:Atsh