Shkenca Zbulon Rolin e Sheqerit në Shtimin e Qelizave Tumorale – Ja Sa Duhet Përdorur

489 0

Sheqeri është shkaktar i shumë problemeve të shëndetit, duke filluar nga problemet e zemrës, e deri tek cilësia e shikimit.

Por kujt do t’i kishte shkuar në mendje se ky produkt shkakton dhe rritjen e qelizave tumorale?

Një studim i fundit, kryer nga studies belgë të Katholieke Universiteit Leuven, zbuloi mekanizmin që lidh sheqerin me përshpejtimin dhe agresivitetin e tumorit.

Ky detaj mund të shfrytëzohet për të realizuar ushqime efektive për të gjithë personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Studimi qartëson faktin se qelizat tumorale konsumojnë një sasi më të madhe të sheqerit  në krahasim me qelizat e shëndetshme.

Çfarë është ‘Laktati’?

Laktati është një produkt i prodhuar nga procesi kimik ‘Glikolizë’ – ndarja e molekulave të sheqerit të përthithur në gjak nga ushqime apo pije të ndryshme në mënyrë që të prodhohet energji.

Kjo substancë akumulohet në qeliza dhe në gjak dhe nëse është në sasi të tepruara shkakton ngërçe të muskujve.

Studimi arriti të konfirmonte se qelizat të cilat kanë prespektivën për t’u kthyer në qeliza tumoriale, apo qelizat tumoriale të fshehura, prodhojnë më shumë laktat seç duhet.

Çfarë do të thotë ky studim për mjekësinë?

Lehtësim në pikasjen e qelizave tumorale përmes analizave.

Parandalimin e përhapjes së tyre deri në fromimin e masave tumoriale në organizëm.

Fokusi i studimit

Studimi i kryer ekzaminon:

  • rolin e laktatit në krijimin e enëve të reja të gjakut brenda tumoreve,
  • aftësinë e këtyre qelizave tumoriale për t’i shpëtuar apo për të shmangur sistemin imunitar të organizmit
  • ndikimin në përshpejtimin e metastazës.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga AgroWeb.org, laktati ndihmon në formimin e një mikro-mjedisi acidi përreth qelizës tumoraale.

Kjo mbështet përhapjen dhe shtimin e tyre deri në formimin e një mase tumoriale.

Ky studim gjithashtu i dha mbështetjen shkencore faktit se njerëzit të cilët merren me aktivitet fizik ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet tumoriale.

Tek sportistët dhe tek personat që janë aktiv, organizmi i tyre arrin të kthejë me sukses sasinë e laktatit në energji. Ata arrijnë të ndalojnë  akumulimin e tepricave të saj në trup.

Një jetë pasive e sedentare, e kombinuar dhe me konsumimin e sasive të tepërta të sheqerit, çon në prodhimin e tepërt të laktatit, duke nxitur kështu fazat e para të formimit të tumoreve.

Studimi tregon dhe vërteton se si konsumimi i tepruar i sheqerit, dhe produkteve të cilat kanë sasi të konsiderueshme të tij, çon në një rreth vicioz ku stimulohet zhvillimi dhe përshpejtimi i tumoreve në organizëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon kufizimin e sheqernave të shtuar në 25 g (6 lugë çaji) në ditë për femrat dhe 37 g (9 lugë çaji) në ditë për meshkujt. 

Gjithashtu studimi arrin të artikulojë në mënyrë shkencore se të prekurit apo dhe personat të cilët kanë në historinë e tyre gjenetike raste të sëmundjeve tumoriale, duhet të fillojnë të rregullojnë ushqimet të cilat konsumojnë dhe të jenë shumë të kujdesshëm me nivelet e sheqerit. /AgroWeb.org

Burimi shkencor i informacionit të mësipërm në këtë link

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.