Mos e Prekni Fytyrën – Website që Ju Bërtet të Mbani Mikrobet Larg

439 0

Me gjithë situatën e krijuar nga koronaviursi në të gjithë botën, higjena është kushti parësor për të ruajtur veten.

Me siguri dhe juve ju ka rënë rasti që të përballeni me të gjitha paralajmërimet dhe masat e marra për COVID-19.

Një ndër to është të mos prekni në asnjë mënyrë fytyrën me duar të pa lara.

Sa më pak të duarve me fytyrën aq më pak shance keni të prekeni nga ky virus.

Për të gjithë ata që e kanë të vështirë këtë proces vetëkontrolli, po ju themi se teknologjia ka menduar për ju.

Për çfarë bëhet fjalë?

Donottouchyourface.com quhet website që ju ndihmon të mos prekni fytyrën gjatë kohës që jeni para komjuterit apo telefonit.

Ky website funksionon si një kujtesë sa herë që ju vendosni duart mbi fytyrë duke ju dërguar një lajmërim.

Faqja në fjalë ju monitorn teksa ju jeni duke përdorur kompjuterin apo telefonin dhe në momentin që ju prekni fytyrën mbi ekranin tuaj do të shkruhet “Mos e prek fytyrën”.

Para se të nisni këtë eksperiencë në këtë website do t’ju kërkohet të rregjistroni dy video të ndryshme të fytyrës.

Njëra do të jetë duke qëndruar e duke mos prekur fytyrën dhe tjetra duke prekur fytyrën përreth 10-20 sekonda vazhdimisht.

Kështu nëse qëndroni për shumë orë apo punoni para një kompjuteri sapo gjetët mënyrën më të mirë për të mbajtur mikrobet e duarve larg nga fytyra juaj.

Gjithashtu mos harroni që t’i lani shpesh ato shpesh duart dhe të dezinfektoni ambientet ku jetoni dhe punoni.