Rrebeshe të Pafundme Grimcash Aliene në Orbitën e Tokës

536 0

Rrebeshe të panumërta grimcash të antimasës po godasin atmosferën e Tokës.

Por mos u shqetësoni, asnjë nga ne nuk do të zhduket.

Shkencëtarët po përpiqen ta shpjegojnë fenomenin e grimcave të antimasës apo antimateries, por pa sukses.

Misteri u shfaq në vitin 2008, kur një numër jashtëzakonisht i lartë i pozitronëve – kushërinjtë antimaterikë të elektroneve – u gjetën në orbitën e Tokës.

Pulsarët janë yje si trupa qiellorë që lëshojnë neutrone tmerrësisht të shpejtë.

Këta fillimisht mendohej të ishin më të mundshmit krijuesit të kësaj antimaterie. Por sipas burimeve të AgroWeb.org, ata nuk janë shkaku, ka gjetur një studim i ri.

Hulumtuesit në Observatorin Ndërkombëtar Gamma-Ray në Meksikë përjashtuan yjet si burim sepse pozitronët do të kishin humbur shumë energji për të pasur një ndikim në Tokë.

Udhëheqësi i studimit, Jordan Goodman, një profesor i fizikës në Universitetin e Merilendit, deklaroi se rezultati i studimit është marramendës, sepse fuqimisht shpërfill idenë se këto grimca po vijnë në Tokë nga dy pulsarë aty pranë.

Grimcat e antimasës janë pothuajse identike me grimcat e masës, me përjashtim ngarkesës dhe kahut të kundërt të lëvizjes.

Kur antimateria takon materien, ata menjëherë asgjësohen duke u kthyer në energji.

Asgjësimet e antimasës kanë potencial të habitshëm për të çliruar një sasi të madhe energjie.

Një gram antimase ose antimaterie, sipas burimeve AgroWeb.org, prodhon një shpërthim të madhësisë së një bombe bërthamore.

Megjithatë, njerëzit kanë prodhuar vetëm një sasi të vogël të antimaturës. Problemi qëndron në efikasitetin dhe koston e prodhimit dhe ruajtjes së antimasës.

Sa kushton prodhimi i antimateries?

Marrja e 1 gramë të antimasës kërkon rreth 25 milionë miliardë kilovat orë energji dhe kushton mbi një milion miliardë dollarë.

Shkencëtarët në projektin ACE të CERN-it kanë studiuar antimaterien si një zgjidhje potenciale për terapitë kundër kancerit.

Mjekët kanë zbuluar tashmë se ata mund të luftojnë tumoret me injektimin e grimcave që do të lëshojnë energjinë e tyre vetëm pas kalimit të sigurt nëpër inde të shëndetshme.

Përdorimi i antiprotoneve shkakton një shpërthim të energjisë.

Teknika është gjetur të jetë efektive në qelizat e ndryshme, por AgroWeb.org njofton se hulumtuesit ende nuk kanë kryer studime në qelizat e njeriut.

A ka antimateria efekte mbi njerëzit dhe mjedisin?

Shkencëtarët nuk kanë prodhuar mjaftueshëm antimaterie për të pasur rezultate të dukshme.

Antimateria nuk mund të jetojë shumë pasi prodhohet, sepse çdo grimcë asgjësohet kur bie në kontakt me ajrin.

Studiuesit mendojnë se efekti i antimateries apo antimasës është i njëjtë me efektin e rrezatimit të prodhuar radioaktiviteti më i fuqishëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.