Arrat si ëmbëlsirë e Alpeve bujare të Shqipërisë

278 0

Pasta e arrave është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare megjithëse nuk është shumë popullore në vendin tonë e aq më pak në botë.

AgroWeb.org ka zbuluar së fundmi se ne nuk jemi të vetmit që jemi në dijeni për ekzistencën e kësaj ëmbëlsire fantastike. Pasta e arrave e ka origjinën në vendet e Mesdheut.

Ajo është përdorur prej shekujsh. Këtë ëmbëlsirë mund ta gjeni në veri të vendit, që padyshim është mëmëdheu i pemishteve më të mëdha të arrave të freskëta të vendit tonë.

Shqipëria e veriut plotëson sasinë e nevojshme të arrave që eksportohen drejt Evropës.

Kërkesa e tregjeve të jashtme për arra të cilësisë së lartë ka qenë në rritje që në vitet ‘90, pjesërisht falë interesit në rritje të konsumatorëve për produkte tradicionale dhe të pastra.

Së fundmi edhe kërkesa e tregut vendas për këto produkte është shtuar ndjeshëm.

Ëmbëlsira së cilës i referohemi, përgatitet me përbërës të thjeshtë. Përgatitja e saj është shumë e lehtë. Ajo gatuhet duke përzier 1 kilogram me miell gruri të bluar trashë dhe një kilogram arra të copëtuara.

AgroWeb sjell për ju recetën speciale të ëmbëlsirës së arrave

Hidhni një gotë ujë në një tenxhere dhe ngroheni. Shtoni një gjysëm kilogram sheqer dhe përziejeni deri sa sheqeri të shkrihet tërësisht.

Më pas shtoni miellin me arra dhe përziejeni në mënyrë konstante. Spërkateni tepsinë me sheqer pluhur dhe më pas hidheni pastën në të, duke përdorur pjesën e jashtme të lugës.

Pasi ta keni shtruar pastën në tepsi, përdoreni lugën për të formuar copëza në formën e diamantit.

Një element i rëndësishëm i kësaj ëmbëlsire është se nuk përmban vaj, duke qenë se edhe arrat janë të pasur me vaj dhe i bëjnë mirë lëkurës.

Arra është në dukje një produkt i thjeshtë, rëndësia e së cilës shpesh anashkalohet. Ajo përmban shumë vlera shëndetësore.

Është e pasur me vitamina A, B1, B2, B6 dhe C, minerale dhe një sasi fosfori dhe proteinash.

Arra jo vetëm që ul kolesterolin por ajo përmirëson tensionin e gjakut, ul stresin dhe lufton qelizat e dëmshme.

Arra është një burim i shëndetshëm energjie. Në 100 gramë arra gjenden plot 700 kalori.

Ata që nuk e preferojnë shijen e veçantë të arrave, duhet ta marrin në konsideratë pastën e tyre sepse është një alternativë e mirë në krahasim me ëmbëlsirat me nivel të lartë kalorish.

Ajo është shumë e ëmbël por nuk përmban aditivë dhe konservantë që kanë ëmbëlsirat e tjera.

Përveç gjalpit të kikirikut ose salcës së çokollatës, pasta e arrave është një ëmbëlsirë e butë me copëza të vogla arrash.

Këshillohet të përdorni gjithnjë arra vendi sepse shija e tyre është padyshim superiore.

Arrat e Peshkopisë janë më të preferuarat. Ato janë të mëdha dhe çahen më lehtë. Nëse nuk gjeni arrat e Peshkopisë, ju sugjerojmë të zgjidhni arrat e Librazhdit, Elbasanit dhe Krujës./AgroWeb.org