Bashkimi Europian heq kufizimet e Covid-19 për udhëtimet nga Shqipëria

234 0

Qeveritë e Bashkimit Evropian vendosën ditën e sotme të heqin kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. 

Megjithatë disa shtete anëtare të unionit mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë disa ditorë për të lejuar hyrjen në vend.

Vendet e përfshira

Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të sigurta për të udhëtuar, ndërsa rajonet administrative kineze Hong Kong dhe Makau do të përfshihen vetëm në rast të reciprocitetit.

Vendet e BE rekomandohen gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit edhe për Australinë, Izraelin, Japoninë, Zelandën e Re, Ruandën,Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

Sidoqoftë, secili vend i Bashkimit Europian ende mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19, ose një periudhë karantinimi për vizitorët.

Ky vendim vjen pas uljes së ndjeshme të numrit të rasteve me Covid-19 në vendin tonë dhe në rajon.

Burimi: Euronews Albania