Shtatori Rrit Sërish Temperaturat – Çfarë Parashikojnë Ekspertët

317 0

Edhe kur u duk sikur i gjithë territori i Shqipërisë do të futej në stinën e freskët e të lagësht të vjeshtës, moti rezervon disa surpriza.

Sipas Meteoalb temperaturat në vend do të rriten sërish në mbi 30 gradë C.

Kjo rritje e lehtë do të ndjehet më shumë në zonat bregdetare ku temperaturat do të shkojnë nga 22 në 32 gradë C.

Ndërsa në zonat e ulëta do të shkojnë deri në 31 gradë C dhe në ato malore temperaturat megjithëse do të mbeten të freskëta do të ketë gjithësesi një rritje nga 13 gradë C në 25 gradë C.

Era do të fryjë në drejtim Perëndimor ndërsa valezimi në det do të jetë i ulët.

Në Kosovë ditën e sotëme pritet të mbizptërojnë alternime vranësirash dhe kthejllimesh të cilat do të rezultojnë në mot të qëndrueshëm.

Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë, në zonat malore nga 12 gradë C në 25 gradë C dhe në zonat e ulëta do të shkojnë nga 15 gradëC në 28 gradë C./AgroWeb.org