A Ka Rrezik Që Virusi COVID-19 Të Përhapet Përmes Këpucëve?

218 0

Ekspertët paralajmërojnë se këpucët janë një terren shumë i përshtatshëm për bakteret, mikrobet por edhe per Koronavirusin.

Specialista e sëmundjeve infektive Mary E. Schmidt tha në një intervistë për gazetën Neë York Post se virusi COVID-19 mund të mbijetojë tek këpucët për mbi pesë ditë.

Sipas saj, njerëzit duhet të veshin këpucë ose atlete që lahen në lavatriçe.

Virusi, sipas të dhënave, mund të qëndrojë jo vetëm në pjesën e poshtme të këpucës por edhe në atë të sipërme.

Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive dhe të Alergjisë në SHBA zbuloi më herët se virusi mund të qëndrojë në plastikë për dy deri në tre ditë.

421,000 Baktere, Viruse Dhe Parazitë Tek Këpucët

Një studim i vitit 2008 nga ekspertë të Universitetit të Arizonës, zbuloi se tabani i këpucëve mund të përmbajë plot 421,000 baktere, viruse dhe parazitë.

Njeriu arrin të fitojë imunitet ndaj pjesës më të madhe të tyre, thanë ekspertët.

Megjithatë, në vazhdën e situatës ku ndodhemi, ekspertët amerikanë mbështesin fort idenë e veshjes së vetëm një palë këpucëve kur del jashtë shtëpisë që të kufizojë ekspozimin.

Me të mbërritur para derës, këpucët duhen hequr dhe lënë mënjanë, ose futur në lavatriçe.

Sipas tyre, këpucët duhen lënë jashtë shtëpisë, por nëse duhet patjetër t’i keni brenda, sigurohuni që t’i lani në lavatriçe.

Një këshillë e tillë vlen posaçërisht për fëmijët, të cilët kurrësesi nuk duhet t’i prekin ato, sepse këpucët, veç tualetit, janë sendet më të ndotura që kemi në shtëpi.

A Ka Rrezik Të Infektohemi Nga Këpucët?

Njerëzit, sipas ekspertëve, duhet të fokusohen më shumë tek higjena personale dhe veçanërisht larja e duarve.

Deri më tani, nuk ka asnjë provë shkencore që konfirmon se virusi futet në shtëpi nëpërmjet këpucëve.

Këmbët janë shumë larg nga fytyra dhe ajo që dimë deri tani se virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe jo nga këpuca tek njeriu./AgroWeb.org