COVID-19: Shkon në 277 Numri i Të Prekurve, Mes Tyre Mosha Të Reja

219 0

Ministria e Shëndetësisë deklaroi pak momente më parë për shtim të rasteve të prekur me COVID-19 në Shqipëri.

Shifra totale tanimë ka shkuar në 277, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 18 raste të reja.

Sipas të dhënave të bëra publike, epidemiologët janë në terren çdo ditë për të identifikuar në kohë kontaktet pas verifikimit të rasteve të dyshuara.

Në lajmërimin për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë bëri me dije se

Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja, shkon në 277 numri i të prekurve mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 78- vjeçar nga Durrësi i konfirmuar me COVID-19.

78-vjecari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Deri tani janë 16 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa përsa i përket të shëruarve  numri ka shkuar në 76.

Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, kurse në total në të gjithë Shqipërinë janë testuar 1919 raste të dyshuara.

Nga 277 rastet e konfirmuara vetëm 8 janë fëmijë. Mosha mesatare e rasteve pozite me COVID-19 është 50 vjeç.

Sot janë testuar edhe 9 pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët kanë rezultuar negativë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar.

8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavijon janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 143 raste

– Durrës 30 raste

– Lushnjë 4 raste

– Elbasan 8 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 6 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 16 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 10 raste

– Lezhë 6 raste

– Berat 1 rast

– Has 8 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19./AgroWeb.org