A luan rol era në përhapjen e virusit? – Faktet nga ekspertët

223 0

“Sa më shumë erë të ketë, aq më shumë shtyhet reja e aerosoleve që nxjerr njeriu”, shpjegon fizikanti dhe studiuesi i aerosoleve Gerhard Scheuch. Nëse respektohet distanca nuk ka gjasë që të ketë efekt ngjitës të aerosoleve.

Në intervistë për DW Scheuch thotë, se „vetëm përmes ngrohtësisë së trupit në atmosferë krijohet një rrymë ajri, që normalisht shkon lart si në një oxhak.” Sepse temperatura e trupit në përgjithësi është 37 gradë pra më e lartë se temperatura e mjedisit. “Ajri i ngrohtë shkon lart dhe reja me aerosole ngjitet kësisoj lart.” Edhe një studim në Iran provon, që era nuk luan rol për transferimin e aerosoleve infektuese.

Ka dallim nëse është ftohtë apo ngrohtë jashtë?

Kjo pyetje nuk ka marrë ende përgjigje përfundimtare prej studiuesve. Studiues amerikanë kanë hulumtuar infeksionet në rajone të ftohta, të ngrohta dhe me lagështirë në Kinë dhe nuk kanë gjetur ndonjë korelacion mes kushteve klimatike dhe numrit të infeksioneve. Ndërsa një studim austriak konfirmon, se rrezatimi ultraviolet i shkatërron viruset. „Rrezatimi ultraviolet ka një efekt minimal në infeksionin nga njeriu tek njeriu”, theksojnë studiuesit, megjithatë infeksioni mund të ndodhë për pak minuta.

Edhe ekspertët e pyetur nga DW kanë mendime të ndryshme. Nico Mutters vëren, se nuk mund të thuhet në mënyrë përgjithësuese që në stinën e nxehtë rreziku është më i ulët se sa në stinën e ftohtë. “Vërtetë në verë ka një rrezatim më të lartë ultraviolet, por të njëjtat vlera përmes reflektimit mund të arrihen edhe në hapësirat e skijimit me borë. Po ashtu në mbarë botën ka infeksione pavarësisht nga klima e ngrohtë apo e ftohtë në rajone të ndryshme. Por virologu Alexander Kekulé thotë, se infeksionet edhe në vendet e ngrohta ndodhin në mjediset e mbyllura dhe jo jashtë në natyrë.

A ka kuptim mbajtja e maskës jashtë?

Jashtë është e arësyeshme të mbahet maska kur nuk mund të respektohet distanca mes njerëzve. Nëse njerëzit janë dendur në masë dhe nuk ka mundësi shmangieje duhet mbajtur maska. Edhe në mjedise shfaqjesh apo koncertesh, në stacionet e trenave e autobusëve apo gjatë qndrimit në radhë ekspertët rekomandojnë ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskës./DW