Çfarë Duhet të Përdorni Kundër Stresit – Vitaminat Dhe Mineralet Më Të Dobishme

1.8k 0

Stresi ka një ndikim të fortë në shëndetin fizik dhe atë mendor.

Përveç hapave të rëndësishëm në reduktimin apo eliminimin e tij, njeriu mund të marrë edhe suplementë të ndryshëm për të pasur një jetë pa stres.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për disa prej suplementëve më të rëndësishëm që ju ndihmojnë të përballoni stresin krejt lehtë.

Melatonina

Bëhet fjalë për një hormone që prodhohet nga truri.

Melatonina ndihmon të rregullojë ciklet e gjumit.

Duke qenë se gjumi dhe humori janë të lidhura fort me njëra tjetrën, suplementët e melatoninës ndihmojnë në largimin e stresit.

Melatonina konsiderohet një suplement i sigurt por mund të shkaktojë edhe dhimbje koke apo marramendje.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e një sasie minimale prej 3 miligramësh përpara gjumit.

Magnezi

Magnezi është një mineral thelbësor për funksionet e nervave dhe muskujve.

Ai merret kryesisht nëpërmjet ushqimit, por në shumicën e rasteve, njerëzit nuk marrin mjaftueshëm prej tij.

Suplementi konsiderohet i sigurt por mund të ketë efekte anësore siç janë të përzierat apo diarea.

Magnezi ka aftësi qetësuese dhe mungesa e tij shkakton stres.

Ekspertët rekomandojnë një sasi prej 600 mg përpara gjumit.

Lexoni këtu ushqimet e pasura me magnez.

Valeriana

Kjo barishte përdoret kundër pagjumësisë, ankthit dhe stresit.

Ajo mund të jetë e dobishme në uljen e tensionit të gjakut.

Efektet anësore të valerianës përfshijnë dhimbjet e kokës dhe përhumbjes në mëngjes, veçanërisht nëse e merrni në doza të larta.

Vitaminat B

Ky grupim vitaminash i referohet të gijtha vitaminave thelbësore që treten në ujë, përveç vitaminës C.

Këtu bëjnë pjesë thiamina (B1), riboflavin (B2), niacin (B3), acidi pantotenik (B5), piridoksina (B6), biotina, acidi folik dhe cobalamina (B12).

Këto vitamina, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përmirësojnë humorin.

Ekspertët rekomandojnë marrjen e të paktën 1 mikrogramë B12 dhe 50 mg B6.

Këto vitamina duhen marrë në mëngjes.

Theanina

Ky është një amino acid që gjendet tek çaji jeshil dhe zakonisht përdoret për të trajtuar problemet me ankthin dhe tensionin e lartë të gjakut.

Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se ky amino acid ul ankthin dhe tensionin e gjakut tek njerëzit që janë tashmë të stresuar.

Theanina merret në një sasi prej 200 deri në 400 mg esëll në mëngjes.

Rekomandohet të konsumoni arrorë, vezë, avokado, të gjelbra etj. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.