Çfarë Po Ndodh Me Cilësinë e Vajit Të Ullirit Në Itali dhe Spanjë

835 0

Komisioni Evropian ka vendosur të mbajë në vëzhgim çmimet e vajit të ullirit që shitet në vendet anëtare, pas zhvillimeve kontradiktore në aspekt prodhimtare dhe tarifash.

Komisioneri Evropian për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Phil Hogan, u shpreh së fundmi se vendet prodhuese të vajit të ullirit po shfaqin sinjale kontradiktore në lidhje me çmimet dhe prodhimin pavarësisht qëndrueshmërisë së tregut të këtij produkti.

Italia Rrit Çmimet, Spanja i ul Ato Dhe Shqetësimet Për Cilësinë e Vajit Ekstra të Virgjër 

Rasti më flagrant është ai i Italisë që ka rritur çmimet e vajit të ullirit për shkak të ndikimit të motit dhe të pranisë së një bakteri shkatërrimtar të ullinjve që u vunë re në vend.

Italia, e cila zë vendin e dytë përsa i përket prodhimit të vajit të ullirit në botë ka përjetuar një rënie prej 38% të vajit të ullirit gjatë vitit 2018 e deri më tani.

Spanja nga ana tjetër, e cila mbetet një nga vendet me prodhimtarinë më të lartë të vajit të ullirit, ka ulur çmimet e këtij produkti.

Ulja e çmimit është jo tipike duke qenë se ky vend ka pasur një volum të madh prodhimi por rënie të cilësisë për shkak të përthithjes së sasive më të vogla të vajit nga ullinjtë në prodhimin e vitit 2018 dhe 2019.

Ullinjtë e kësaj periudhe janë ndikuar fort nga shirat e papritur dhe temperaturat e larta. Këto kanë ndikuar në madhësinë dhe pjekurinë e ullirit.

Për pasojë, shumë prej ullinjve të mbledhur nuk kanë nxjerrë vaj duke u skarcuar tërësisht.

Një situatë e tillë ka çuar në prodhimin e vajit ekstra të virgjër jo cilësor.

Parashikimi i Komisionit Europian

Komisioni Evropian parashikon se gjatë vitit 2018 e deri më tani, vendet prodhuese do të mbledhin diku tek 2.4 milion ton ullinj ose 1.4 përqind më pak se dy vite më parë.

Këto shifra janë në kontrast me të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Ullinjve sipas të cilit, prodhimi global i vajit të ullirit do të ulet me 5.5 përqind.

Greqia dhe Portugalia, dy vende të tjera prodhuese të vajit të ullirit kanë raportuar një rënie prej 35% dhe 25% në prodhimin e vajit.

Autoritetet spanjolle kanë rekomanduar aplikimin e një sistemi vetë-rregullues të çmimit për të parandaluar rënien e tarifave të vajit të ullirit.

Një gjë e tillë, sipas tyre, do të rrisë çmimet e vajit të ullirit dhe do të eliminojë produktet jo cilësore që konkurojnë në treg nëpërmjet tarifave më të ulëta./AgroWeb.org